Turistët e huaj kontribuojnë me 13.3 për qind te Prodhimi Vendas

Turistët e huaj kontribuojnë me 13.3 për qind te Prodhimi Vendas

Turistët

Hyrjet e shtetasve të huaj në periudhën 2013-2017 janë rritur mesatarisht 12%, ndërkohë që shpenzimet e turistëve të huaj (jorezidentë) në vendin tonë janë rritur mesatarisht 8.5% për të njëjtën periudhe.

Mbi 70% e turistëve që hyjnë në Shqipëri janë nga rajoni. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, hyrjet nga rajoni i Evropës zënë pjesën më të madhe të hyrjeve të shtetasve të huaj me 92.4% dhe janë rritur mesatarisht me 12.3% gjatë periudhës 2013-2017. Shtetasit e huaj që hyjnë në Shqipëri vijnë kryesisht nga: Kosova (34%), Maqedonia (13%), Greqia (10%), Mali i Zi dhe Italia (7% secili).

Në periudhën 2013-2017, numri i vizitorëve të huaj me netë qëndrimi (ku përfshihen vizitorët që qëndrojnë të paktën një natë në hotel apo në struktura akomoduese të tjera, tek të afërmit, shtëpitë e tyre, etj.) janë rritur mesatarisht 13%. Ndërsa numri i vizitorëve ditorë, për harkun kohor 2013-2017 është 1.3 milion, duke u rritur mesatarisht 39%.

I konsiderueshëm është edhe numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë vendin në pesë vitet e fundit. INSTAT-i konstaton se në periudhën 2013-2017, 22.6 milion shtetas shqiptarë (rezidentë) kanë dalë jashtë vendit. “Në periudhën 2013-2017 daljet e shtetasve shqiptarë janë rritur mesatarisht 7.2%, ndërsa shpenzimet e shtetasve shqipatarë (rezidentë) jashtë vendit janë rritur mesatarisht 2.2%”. Në këto udhëtime ata kanë shpenzuar 854.5 milionë lekë. Shpenzimet e rezidentëve për udhëtime personale zënë pjesën më të madhe mesatarisht 75.9% dhe shpenzimet për udhëdhime biznesi dhe profesionale 24.1% të shpenzimeve gjithsej.

Instituti i Statistikave vlerëson se në periudhën 2013-2017, pesha specifike mesatare e shpenzimeve të turistëve të huaj (jorezidentë) në vendin tonë, ndaj totalit të PBB-së, është 13.3 %, ndërsa pesha specifike mesatare e shpenzimeve të shtetasve shqiptarë jashtë vendit tonë ndaj totalit të PBB është mesatarish 11.2%.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë