Përdorimi i pagesave me kartë në strukturat akomoduese por më tej në gjithë shërbimin e hoteleve dhe restoranteve, është pozitive pasi u jep mundësinë sidomos pushuesve për lehtësi në pagesë.

“Na vijnë shumë të huaj që duan të paguajnë me kartë dhe kjo na vë përpara një detyrimi që të tregojmë cilësi në turizëm”, thotë Kujtim Dervishi.

Por nga ana tjetër rrezikon t’ju heqë bakshishet kamerierëve, pasi kur klientët kryejnë pagesa me kartë, bakshishi nuk përfshihet në pagesë.

“Kur paguhet me kartë, aty nuk përfshihet bakshishi i tyre. Një përqindje e faturës duhet të ndahet për bakshish për kamarierin”, u shpreh ai.

Dervishi theksoi gjithashtu se kërkesa për pagesa elektronike vjen shpesh nga turistët e huaj, çka sipas tij e bën të domosdoshme rritjen e standardeve të shërbimit në sektorin e turizmit.


Lajmi kryesor:

Bileta e urbanit pagesë dhe me kartë, biznesi nuk është gati! Bujtinat: Koston e pagesave me kartë ia faturojmë klientit