Turisti cek, Michael Svatos e ka vizituar Shqipërinë për herë të parë në korrik të 2014-ës gjatë një moto- turi në zonat malore të vendit tonë. Momentet e udhëtimit me motorin e tij tip Honda ai i ka hedhur në faqen e tij në Facebook.

( Në foto Michael më 23 korrik 2014 në Shqipëri)
Në këtë foto shohim Michael Svatos teksa përshkon me motor terrenet e ashpra malore. Fotot me motor si dhe videot e garave Rrally tregojnë për pasionin e tij mbi udhëtimet me motor, jo vetëm në terrene të ashpra malore, por edhe në ato me baltë dhe rërë.
Por fati e deshi që Michael Svatos të rikthehej sërish në Shqipëri pas një viti. Këtë herë i shoqëruar me të dashurën e tij Anna Kosinova.

Ata kishin zgjedhur të nisnin turin e tyre fillimisht në bregdetin e Velipojës, për të mbërritur më pas në Alpet Shqiptare, ku kanë eksploruar bukuritë e Thethit dhe Dukagjinit. Aventurat e tyre, çifti cek i ka hedhur sërish në faqen e Facebookut më datë 1 korrik 2015. “ Përshëndetje nga Ballkani” është emri që ata i kanë vendosur fotoalbumit të realizuar në Shqipëri. Janë mbi 20 foto që tregojnë aventurën e dy të rinjve në Alpet Shqiptare. Natyra e gjelbër dhe ujëvara e Thethit zënë pothuajse pjesën kryesore të fotove, mes të cilave nuk mungon edhe flamuri shqiptar, flamuri i vendit ku ata humbën jetën.

Ndërsa në këtë foto shohim 36-vjeçaren Anna Kosinova pranë automjetit tip Nissan, i njëjti automjet në të cilin çifti u ekzekutua me kallashnikov ndërsa ktheheshin nga Thethi për në Shkodër.

Mes fotove të tyre, nuk mungojnë ato në natyrë. Mes fotove , bie në sy edhe një foto me e flamurit shqiptar.

Ngjarja e rëndë ka shokuar shqiptarët, të cilët janë shprehur të indinjuar nëpër rrjetet sociale. Rip Michael Svatos dhe Anna Kosinova, është faqja në të cilën bëhet thirrje që në të gjitha sheshet e Shkodrës të ndizen qirinj në nder të tyre, pasi shqiptarët nuk i vrasin miqtë. “ Të gjithë shqiptarët po luten për turistët e pafajshëm, të cilët i vranë “ shkruhet në këtë faqe.
27-vjeçari Michael Svatos dhe e dashura e tij, 36 vjeçarja Anna Kosinova, nuk mundën të përfundonin turin e tyre, pasi mbrëmjen e 3 korrikut,u ekzekutuan brenda automjetit, teksa ktheheshin për në Shkodër.
/Shqiptarja.com

VIDEO