Hyri në det dhe nuk doli më, polakja denoncon zhdukjen e 74-vjeçarit në Sarandë, gjendet pas 13 orësh

Hyri në det dhe nuk doli më, polakja denoncon zhdukjen e 74-vjeçarit në Sarandë, gjendet pas 13 orësh

Foto ilustruese

SARANDË- Një turiste 29 vjeçare nga Polonia i është drejtuar policisë së Sarandës për të kërkuar ndihmë, pasi shtetasi polak 74-vjeç është futur në det në Ksamil dhe nuk ka dalë më.

Sipas policisë, e reja raporton se i moshuari është futur në det rreth orës 10:30 dhe ende nuk është gjetur.

Pas marrjes së kallëzimit, blutë kanë nisur kërkimet për gjetjen e turistit polak duke e gjetur gjalë pas 13 orësh.  Informacionet e para raportojnë se ai është gjetur në ishullin Tongo, rreth 12 km larg nga Ksamili.

Sipas informacioneve, 74-vjeçari polak kishte shkuar në Tongo me not, duke notuar pranë brigjeve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja