Turistët humbën festivalin e tulipanëve prej izolimit, fermerët u kushtojnë një mesazh të veçantë

Turistët humbën festivalin e tulipanëve prej izolimit, fermerët u kushtojnë një mesazh të veçantë

Foto nga Holanda

Çdo vit, turistët udhëtojnë për në Holandë për të shijuar fushat shumëngjyrëshe të tulipanëve.

Por me pandeminë e koronavirusit e cila ktheu përmbys të gjitha planet e udhëtimeve, turistët nuk patën mundësi këtë vit të marrin pjesë në spektaklin e përvitshëm të luleve.

Sipas CNN, kjo është arsyeja pse "Dutch Daffodils", një fermë lulesh në Holandë e një blog udhëtimi kushtuar tulipanëve në Holandë, u bashkuan për të krijuar një mesazh të veçantë për ata që janë të trishtuar për humbjen e luleve këtë vit.

“Ne i organizuam tulipanët në mënyrë të tillë që të shkruanim këtë mesazh. Nga familjet tona tek ato tuajat!” 

"Dutch Daffodils" shkroi një postim në Facebook fjalinë “Shihemi Vitin tjetër” të shkruar në lule, së bashku me një zemër. 

“Shpresojmë që kjo të ndriçojë paksa ditën tuaj dhe shpresojmë t’ju shohim vitin tjetër! Shumë dashuri!', janë shprehur ata.

Holanda ka më shumë se 38 mijë raste të konfirmuara të koronavirusit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Foto nga mesazhi me tulipanë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit