Turistët po anulojnë rezervimet në Shqipëri: 'Nuk vijmë për shkak të situatës politike'

Protestat e dhunshme të opozitës gjatë muajve të fundit, kanë bërë që shumë agjenci turistike apo turistë të anulojnë prenotimet e tyre në Shqipëri. Ky fakt vërtetohet edhe nga kreu i Operatorëve turistik për jugun, Vasil Bedinaj.

Sipas tij vetëm këtë javë janë anuluar disa  prenotime sapo është dëgjuar që partitë politike do të kenë sërish protestë. Kjo situatë, sipas Bedinaj, po dëmton shumë ekonominë e vendit dhe operatorët turistikë, pasi janë një zinxhir shërbimesh që mbahen me këtë biznes dhe i gjithë komuniteti mbahet me sezonin turistik.

"Prisnin që të kishim një bum apo rritje të konsiderueshme, kjo po na dëmton për shkak të situatës jo pozitive politike në Shqipëri.  Dua ta theksoj dhe ta dëgjojnë: Turizmi nuk është një industri prodhuese, por turizmi është diçka qejfi. Çdo turist që zgjedh që të vijë në Shqipëri dhe sheh në mediat e huaja se në Shqipëri ka trazira dhe klima nuk është e përshtatshme e anulojnë, pra është diçka qejfi. Ne po marrim anulime  nga agjenci turistike dhe po na thonë edhe shkakun, po e citoj: Për shkak të situatës politike dhe jo të qetë në Shqipëri, ne nuk vijmë. Është shumë stresuese kur merr mesazhe të tilla për anulim", shprehet Bedinaj.  

Edhe pse Vlora dhe hoteleritë janë gati për të pritur turistet duket se kriza politike po i step këta të fundit që të vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juna: 21/05/2019 22:28

    Jooo,eshte i LSI Vasili dhe i dha 5000 vota ne 2017.

    Përgjigju
  • He he: 21/05/2019 17:38

    He se dhe ty rama te ka then te thuash keto

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë