Turizëm/ 16 shpellat karstike të Përbregut në Kukës 

Verilindja e vendit është e pasur me larmi shpellash të cilat pak njihen dhe nga vendasit. Fare pranë qytetit të Kukësit, në Përbreg gjenden 16 shpella karstike.

Ndodhen në pjesën veriore dhe jugore të lumit “Luma” dhe përbëjnë një ansambël natyror fantastik.

Përballë tyre në faqen jugore të malit të Gjallicës, janë edhe disa pozicione artilerie të kalibrit të rëndë me vendstrehime tërësisht funksionale.

“Veç kureshtjes arkitektonike këto shpella ruajnë histori të kohëve të ndryshme deri në kohën e socializmit” shprehet Xhevit Dafku, ish komandat artilerisë.

Por shpellat karstike të Përbregut dhe disa shpella të tjera të Kukësit  me potenciale të pasura për zhvillimin e turizmit kulturor e historik janë ende të fjetura ose të pashfrytëzuara.

“Duhet fare pak përpjekje për të shënjuar shtigjet e kalimit dhe markuar zonën si destinacion turistik pasi shpellat njihen vetëm nga banorët”- shprehet Alban Xhaferi, guidë lokale i cili së bashku më një grup të rinjsh të apasionuar pas natyrës dhe ngjitjes në male eksploruan shpellat me qëllim njohjen dhe promovimin e tyre.

Të rinjtë thonë se ky resurs i jashtëzakonshëm natyror mund te shfrytëzohet për turizmin kulturor e historik.

Shpellat karstike janë lehtësisht të aksesueshme për të apasionuarit pas natyrës dhe ngjitjeve në mal.

Mbi shpellat është një pllajë madhe për vendpushim dhe argëtim ku mund të shijohet peisazhi i bukur i malit të Gjallicës, qyteti i Kukësit dhe liqeni i Fierzës.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 05/03/2023 10:24

    Kukesi dhe Mali i Gjallices jane ne simbioze me njeri tjetrin duke i dhene nje pamje te mrekullueshme natyres se zones bashke, me liqenin e Fierzes Mrekullite natyrore dhe turistike te qarkut kane nevojen e njohjes si guide turistike she kjo do sjell zhvillimin e turizmin dhe rritjen punesimit te rinise duke u lidhur me turizmin.Promovimi duhet bere nga bashkua Kukesi si dhe ndertimi I stress sevinformacionit turistik per gjithe zoen.aAeroporti I ri I Kukesit eshte avantazhi me I made per Kukesin por dhe gjithe zonen e veriut.Bashkuavte shtetezoj dhe zhvillij hotelvturismin ecKujesut qe per kohe ushtecme I bukri ne vend.Ne kete menyre rritet ekonomia e zones por dhe ajo familjare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë