Sezoni i ardhshëm turistik do të zhvillohet me rregulla të reja, më strikte, me qëllim goditjen e informalitetit. Për shkak se edhe në kulmin e sezonit turistik strukturat akomoduese deklarojnë shfrytëzim të kapaciteteve deri në 60%, ndërkohë që në realitet janë të rezervuara 100%, Këshilli i Ministrave do të caktojë se sa do të jetë niveli minimal i kapacitetit të shfrytëzimit për një periudhë të caktuar. Pra një hotel që ka 100 dhoma, Këshilli i Ministrave do t’i vendosë një limit nën të cilin nuk mund të deklarojnë shfrytëzim
Kjo vendimmarrje që do të zbatohet prej vitit që vjen, ka si synim rritjen e të ardhurave në buxhet dhe të ulet nëndeklarimi nga bizneset për numrin e turistëve që akomodojnë dhe për xhiron e tyre. Në këtë mënyrë thotë Ministria e Financave në strategjinë afatmesme të të ardhurave rriten të ardhurat nga TVSH-ja, tatimi mbi fitimin që paguajnë njësitë akomoduese si dhe tatimi mbi të ardhurat personale nga qiradhënia afatshkurtër të individëve.
Pas caktimit të referencave të shfrytëzimit nga qeverisa, do të jetë Administrata Tatimore që do të nisë verifikimin për zbatimin e këtyre koeficienteve të shfrytëzimi, me qëllim llogaritjen e detyrimeve tatimore. Po ashtu për të luftuar informalitetin, institucionet vendase do të shkëmbejnë informacion edhe me platformat ndërkombëtare, Booking apo AirBNB mbi prenotimet që bëhet në këto platforma, për të kryqëzuar të dhënat mbi numrin real të prenotimeve me ato që deklarojnë strukturat.
Këto masa shtrënguese po ndërmerren për shkak se fshehja e numrit real të akomodimeve, ka ndikuar negativisht në të ardhurat e buxhetit qendror por edhe tek të ardhurat e pushtetit vendor, pasi për shkak të mosdeklarimit të xhiros reale nuk janë paguar taksat e plota. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti të ardhurat nga turizmi arritën vlerën 1.9 miliardë euro, në rritje 394 milionë euro në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
SHPENZIMET E TË HUAJVE NË VEND
Janar-Qershor 2023 1,554 mln euro
Janar-Qershor 2024 1,948 mln euro
Rritja +394 mln euro
K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.7%
-
Jo
62.8%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekspertja e ekonomisë Kortoçi: Turizmi po mbështetet tek prodhimet që importohen, ky sektor nuk zhvillohet pa bujqësinë e vendit! Qeveria të subvencionojë
23 Janar, 13:59
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
Goditet evazioni fiskal në ‘Buzi Store’, s’deklaroi 3.7 mln € të ardhura! Në kërkim administratori, lëshonte fatura të falsifikuara, kontrolle në 8 pikat
14 Janar, 10:14
-
Rekordi/ Viti 2024 solli 11.7 mln vizitorë të huaj në Shqipëri, 15.2% më shumë se në 2023-in! 3.8 mld euro të gjeneruara në 9 muaj
13 Janar, 12:27
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore! 500 subjekte që investojnë përjashtohen nga 4 taksa për 10 vite
9 Janar, 22:19
-
Media irlandeze 'The Irish News': Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2025
8 Janar, 07:46
-
”Bild” jehonë Shqipërisë, në krye të destinacioneve për vitin 2025
7 Janar, 10:44
-
Zaloshnja: Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…
5 Janar, 13:00
-
Kush u pagua vjet me rrogë mbi 100 mijë lekë do të deklarojë të ardhurat brenda 31 marsit 2025! Tatimet për Report TV: DIVA ‘mjet’ për kontrollin e pasurisë
2 Janar, 17:00
-
Profesionet e lira/ Tatimet: Rimbursuam 6,1 mln € të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit
27 Dhjetor 2024, 19:10