Turizmi, 3 poliklinika shtesë, Beqaj:
Urgjenca mjekësore tashmë realitet

Turizmi, 3 poliklinika shtesë, Beqaj:<br />Urgjenca mjekësore tashmë realitet
Aparatura të reja, protokolle, por edhe rritje të aftësive profesionale për mjekët dhe infermierët parashikon projekti i ri i Urgjencës Mjekësore, i cili ka filluar të aplikohet tashmë në vendin tonë falë mbështetjes së financimeve të qeverisë Italiane.
 
Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në takimin e organizuar në kuadër të projektit: “Improvement of Emergency Medical Services in the Coastal Area (IEMSCA)”, - qëllimi i të cilit është të kontribuojë për rritjen e efikasitet dhe shkallës së gatishmërisë e kapaciteteve të përgjigjes kapacitetin e Shërbimit të Urgjencës së Spitaleve, si pjesë e reformës së përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Urgencës Mjekësore, që realizohet në bashkëpunim me Rajonin e Toskanës, Itali, në kuadrin e Programit IADSA, - në qendër të diskutimeve ishte rritja e efikasitet dhe shkallës së gatishmërisë e kapaciteteve të përgjigjes në Shërbimin e Urgjencës së Spitaleve, Ministri i Shëndetësisë  Ilir Beqaj, ka pohuar se ky financim i shkon në të njëjtën linjë me programin e qeverisë sa i takon sistemit të urjgencës.
 
Urgjenca Mjekësore është një nga prioritetet e Programit të Qeverisë në fushën e shëndetësisë, edhe pse jeni në tre vjet qeverisje, ndoshta nuk ka frytet e dukshme dhe të prekshme të mëdha, por kemi një ligj të ri, kemi një institucion të ri dhe besoj se muajin e ardhshëm do të kemi një godinë të re qendrore. Po kështu, po përgatitemi për të të hapur prokurimin publik për sistemin e kontrollit dhe të komandës, ndërkohë kemi bërë përpjekje për të fuqizuar flotën tokësore dhe ajrore me autoambulanca dhe helikopter mjekësor,” ka pohuar Beqaj.
 
Nga ana tjetër, kreu i shëndetësisë ka theksuar se një pjesë e mirë e spitaleve në vend do të përfitojnë nga ky financim, si në logjistikë, ashtu edhe në rritje profesionale të mjekëve, në mënyrë që pacientëve tu ofrohet një shërbim shëndetësor sa më i shpejtë dhe i saktë. “Urgjenca Mjekësore spitalore e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Vlorës dhe Sarandës janë pjesë të këtij projekti, ku do të kemi një mbështetje financiare për pajisje në këto urgjenca, për vendosje protokollesh, dhe padyshim, për rritjen e njohurive dhe aftësive profesionale të mjekëve dhe infermierëve që punojnë në këto urgjenca,” ka theksuar kreu i shëndetësisë.
 
Ndërsa sezoni turistik është në fillesat e veta, Beqaj nuk harroi të përmendë masat e marra për këtë vit sa i përket shërbimit shëndetësor pranë zonave turistike. Sipas tij, këtë vit do të kemi edhe tre qendra shëndetësore më shumë, të cilat i përkasin kryesisht zonave malore. “Në gjykimin tim, kemi përmirësuar prezencën me Urgjencë Mjekësore, sidomos gjatë sezonit turistik. Gjatë vitit 2014, patëm qendrat e para, por besoj se gjatë vitit të kaluar pati një shërbim shumë më të plotë, dhe ju që jeni këtu nga spitalet bregdetare vjet keni marrë shumë më tepër komunikime nga qendrat shëndetësore që hapëm gjatë verës, të cilat punuan 24 orë në 7 ditë të javës, duke filluar nga Velipoja e deri në Ksamil. Ndërkohë, që javën e kaluar, ne filluam me hapjen e qendrave për këtë vit. Vitin e kaluar kemi pasur 22 qendra shëndetësore në bregdet, kurse këtë vit kemi 25, sepse patëm kërkesa nga Ministria e Turizmit (Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes) edhe për Kalanë e Dodës, Kelmendin dhe Prespën, të cilat do të fillojnë në datën 1 korrik,” pohoi ministri Beqaj.
 
Gjatë takimit kreu i shëndetësisë shprehu falënderimet e tij për Qeverinë Italiane për mbështetjen e saj financiare në sektorin e shëndetësisë si dhe Rajonin e Toskanës për asistencën që po jep për ngritjen dhe modernizimin e shërbimit të Urgjencës Mjekësore.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit