Turizmi aventuresk, organizmat
ndërkombëtare së shpejti tur në Shqipëri

Turizmi aventuresk, organizmat<br />ndërkombëtare së shpejti tur në Shqipëri
Potenciali turistik i Shqipërisë ka filluar të tërheqë gjithmonë e më shumë vëmendjen e kompanive turistike. Këtë radhë, sektori i turizmit, për të cilin është treguar interes i veçantë ka qenë “turizmi aventuresk”. Ka qenë pikërisht në Maqedoni, gjatë një seminari në Shkup, ku përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), të kryesuar nga drejtoresha Julinda Dhame, biseduan mbi mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të turizmit aventuresk në Shqipëri me përfaqësues të ‘Adventure Travel Trade Agency’ (ATTA).

Anëtarët e ATTA-s përfaqësojnë mbi 900 sipërmarrje të përgjegjëshme fitimprurës, destinacione dhe media, që transformojnë konsumatorët dhe sipërmarrjet në avokatë të drejtësisë së qendrueshme në mbarë botën. Ata shtrihen në të 6 kontinentet, në më shumë se 60 vende, që përfshijnë operatorë turistikë, organizata të marketingut të destinacioneve turistike, bordet e turizmit, agjentët e udhëtimit etj.
Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Maqedoni, drejtoresha Dhame nënshkroi edhe një marrëveshje bashkëpunimi me homologun e saj maqedonas.
 
Seminari
Përfaqësues të AKT-së morën pjesë në seminarin me temë “Building Macedonia’s Adventure Tourism Market: A two-day Workshop to Build Knowledge and Skills”, të zhvilluar në kryeqytetin maqedonas, gjatë datëve 25-26 mars. Në qendër të seminarit ishte interesi, që po tregohet për turizmin aventuresk në shkallë botërore. Sipas një studimi, të prezatuar gjatë seminarit, kohët e fundit, turizmi aventuresk ka patur një rritje vjetore prej 26%. Në këtë takim, përpos strategjive të ndryshme të diskutuara në kuadër të zhvillimit të qendrueshëm të turizmit aventuresk, mundësoi edhe shkëmbimin e kontakteve me palët e intresuara. Ndër të tjera u ra dakord, që përfaqësues të ATTA –s, të zhvillonin një tur familjarizues për të parë gamën e gjerë të potencialit natyror tê Shqipërisë.
 
Marrëveshja
Zhvillimi individual i turizmit të vendeve të rajonit, po kanalizohet në strategjinë e bashkëpunimit, për sa i përket promovimit dhe përpilimit të paketave turistike të përbashkëta. Si rrjedhojë Shqipëria dhe Maqedonia nënshkruan në Shkup më 26 Mars 2014 Memorandumin e Bashkëpunimit të Turizmit. Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga drejtoreshe e AKT, Julinda Dhame, e cila u shpreh mjaft entuziaste për këtë nismë në prani të homologut të saj maqedonas, duke e konsideruar si një hap të parë drejt një bashkëpunimi të ngushtë dhe pune reciproke për t’i promovuar vendet fqinje ballkanike si një paketë të përbashkët turistike nëpër panaire apo aktivitete të ndryshme.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç