Turizmi botëror humbet 730 miliard dollar nga COVID

Mbi 730 miliardë dollarë janë humbjet e sektorit të turizmit në mbarë botën, në vetëm 8 muaj, ndërsa fluturimet ndërkombëtare janë tkurrur me 70%. Organizata Botërore e Turizmit, Në një raport të publikuar së fundmi vë theksin tek miliona vende pune që janë në rrezik.

“Sipas barometrit më të ri të Organizatës për Turizmin Botëror, konstatohet se mbërritjet ndërkombëtare ranë me 81% në korrik dhe 79% në gusht, tradicionalisht dy muajt më të ngarkuar të viti dhe kulmi i sezonit veror”, thuhet në raport.

Një rënie e tillë sipas organizatës përkthehet në 700 milionë lëvizje më pak të shtetasve, dhe sipas saj këto humbje që po shkaktohen janë deri në 8 herë më të mëdha se ato që u shkaktuan nga kriza ekonomike dhe financiare e vitit 2009.

"Kjo rënie e paparë po sjell pasoja dramatike sociale dhe ekonomike, dhe vë në rrezik miliona punë dhe biznese. Kjo nënvizon nevojën urgjente për të rifilluar në mënyrë të sigurt turizmin, në a në kohë dhe mënyrë e koordinuar", është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Zurab Pololikashvili.

Si pasojë e masave kufizuese të ndërmarra nga shumë shtete të botës për të ndaluar përhapjen e infeksionit COVID-19, të gjitha shtetet janë në rënie të fluturimeve mbi 65%, duke reflektuar ndikimin negativ të pandemisë. Në finale Organizata pret një rënie në fund të vitit afro 70%.

Referuar të ardhmes paneli i Ekspertëve i Organizatës parashikon një rikthim në turizmin ndërkombëtar në 2021, kryesisht në tremujorin e tretë të vitit 2021. Por janë edhe 20% e ekspertëve që parashikojnë përmirësim në 2022.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Fehmi Abdiu: Ma riktheni Kushtetutën e 1998-s, arnat e shëmtuan

INTERVISTA/ Fehmi Abdiu: Ma riktheni Kushtetutën e 1998-s, arnat e shëmtuan