Të dhëna
Gjatë 3-mujorit të tretë, të ardhurat nga udhëtimet ose paratë që shpenzojnë të huajt në Shqipëri ranë me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2012. Në vlerë monetare ato u ulën në 362 milionë euro. Ndërkaq, shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit, gjithmonë në kuadrin e turizmit, u rritën me 3%, ose ndryshe në vlerë monetare arritën shifrën 336 milionë euro. Në tërësi për këtë 9-mujori, bilanci neto i të ardhurave nga turizmi rezultoi të ishte minis 41 milionë euro.
Zhvillimi
Në lidhje me zhvillimin e turizmit, pikësëpari nevojitet një infrastrukturë moderne. Ndërkohë, në Shqipëri ka nevojë edhe për të promovuar zonat turistike. Në kuadër të promovimit të turizmit, Ministria e turizmit, organizoi Panairin e Turizmit Malor. Aktivitetet të tilla duhet të jenë më të shpeshta.
Shkrimi u publikua sot (12.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)