MEKSIKË - Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni më datat 26-28 shtator mori pjesë në aktivitetet që u organizuan me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Turizmit në Guadalahara të Meksikës.
Gjatë fjalës së saj në këtë aktivitet ajo theksoi rolin e padiskutueshëm që luan komuniteti në zhvillimin e turizmit, duke bërë një krahasim më të shkuarën.
“Sot, komuniteti në Shqipëri është pjesë e procesit vendimmarrës. Komunitetet sot nuk konsiderohen vetëm destinacione, por janë një zë i fortë në hartimin e strategjive të zhvillimit të turizmit”- tha Ministrja Gjermeni.
Më tej, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit u shpreh: “Ne duam t'i bëjmë komunitetet të vetëdijshëm për rëndësinë e trashëgimisë dhe vlerave, duke hartuar programe të përshtatshëm. Komunitetet janë imazhi i një vendi, fuqizimi dhe vetëndërgjegjësimi i tyre për rëndësinë e traditave, vlerave dhe mikpritjes janë mjetet më të mirë, për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë dhe për t'ia transmetuar këtë turistëve të huaj”
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit e cilësoi partneritetin publik- privat si një mjet shumë të rëndësishëm. “Ne besojmë – tha ajo-në rolin e komuniteteve dhe sipërmarrësve privatë dhe qëllimi ynë është forcimi i partneritetit dhe krijimi i modeleve të suksesshme, publike-private".
Këtë vit, për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Turizmit u zgjodh Guadalahara (Guadalajara), kryeqendra e shtetit të Haliskos (Jalisco) në Meksikë, e njohur për traditat e lashta, tekilën, muzikën mariaçi apo punimet me dorë të argjendit, qeramikës dhe qelqit.
Në fjalën e tij me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai u shpreh: “Çdo herë që udhëtojmë, përdorim transportin lokal drejt një destinacioni, apo blejmë produkte të tregut vendas, ne po i kontribuojmë një zinxhiri të gjatë vlerash që krijon vende pune, garanton të ardhura, fuqizon komunitetet lokale dhe sjell mundësi të reja për një të ardhme më të mirë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com