Turizmi, ja çfarë do të ndryshojë
Bregdeti me "stacione plazhi"
Standardet e turizmit bregdetar në Shqipëri pritet të ndryshojnë, duke rritur cilësinë për pushuesit. Si rrjedhojë, vendet turistike të bregdetit, për herë të parë, do të pajisen me “stacione plazhi”.
TIRANE- Standardet e turizmit bregdetar në Shqipëri pritet të ndryshojnë, duke rritur cilësinë për pushuesit. Si rrjedhojë, vendet turistike të bregdetit, për herë të parë, do të pajisen me “stacione plazhi”. Këto “stacione” do të jenë të pajisura me zonën e ndihmës së shpejtë në shërbim të pushuesve, me kabina shërbimi telefonash publik, si edhe me kosha për hedhjen e mbeturinave. E gjitha kjo bëhet për të rritur kujdesin ndaj klientëve dhe mjedisit dhe kjo e dyta domosdoshmërisht është në funksion të së parës.
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit është në fazat e hartimit të një VKM-je, e cila do të përafronte standardet e shërbimeve të ofruara në zonat bregdetare, me ato të Bashkimit Europian. Qëllimi kryesor është mirëpërdorimi i burimeve natyrore, në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit turistik, si për subjektet publike, ashtu edhe për ato private.
KushtetTre nga kushtet kryesore, të cilat do t’u mundësohen plazheve publike shqiptare, janë për përmirësimin e higjienës, pikat e ndihmës së shpejtë, si edhe teknologjia e komunikimit. Përsa i përket higjienës, në çdo “stacion plazhi” duhet të ketë një dush me ujë të ëmbël për çdo 50 çadra. Gjithashtu, për çdo 50 çadra do të ketë të paktën 2 kabina zhveshjeje, si edhe shërbime për higjienën personale. Në lidhje me pozicionimin e çadrave dhe ndenjëset e pushuesve, ato nuk do të jenë më afër se 7.5 metra nga njëra-tjetra, për të lejuar një hapësirë të lirshme për pushuesit.
Stacionet Këto “stacione plazhi” publik do të jenë të shpërndara në mënyrë proporcionale, në raportin 20% me ato private. Gjithashtu, tek ato do të jetë i reklamuar identiteti i subjektit që e zotëron, si edhe çmimet e shërbimit të jenë të ekspozuara në vende të dukshme për publikun.
NismaAsnjë qytetar nuk do të paguajë më para për të pushuar në plazhet e uzurpuara. Kjo është një nga kolonat kryesore në hartimin e kësaj VKM-je, nismë kjo e filluar nga Ministria së Turizmit. Paralelisht gjithashtu, Ministria e Turizmit po harton planin e masave për sezonin turistik, në bashkëpunim me dikastere të tjera, për të rritur standardin e shërbimit, si edhe për të siguruar një menaxhim të mirë.
Shkrimi u publikua sot (26.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2870
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18