Hamami i Durrësit, monument kulture i kategorisë së parë u inaugurua këtë të premte pas një periudhe dyvjeçare restaurimi. Ndërtesa njëkatëshe, e ndërtuar në shekullin XVIII përfaqëson trashëgiminë pesëshekullore të sundimit osman ne vendin tone. Me një fond prej 32 milionë lekësh u krye restaurimi i siperfaqeve të brendshme, fasadave dhe instalimi për interpretim digjital.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, përfaqësues të ministrisë, të UNOPS-it, bashkisë dhe komuniteti mysliman.
“Eshtë një dëshmi e plotë e pasurisë së trashëgimisë kulturore, historike dhe fetare të Shqipërisë. Ai është një nga 15 sitet e trashëgimisë kulturore që kemi restauruar në bashkëpunim me UNOPS-in dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit”, tha ambasadori Gonzato.
Hamami nga sot do të jetë i hapur për vizitorët, të cilët përmes instalimeve digjitale mund të mësojnë më shumë rreth historikut dhe rëndësisë së këtij monumenti. Hyrja do të jetë me pagesë dhe bileta do të përfshijë dhe vizitën në Torrën Veneciane. Të shtunën, në hamamin e restauruar do të shfaqen veprat e artistëve gjermanë, pjesëmarrës në edicionin e parë të Bienalës Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit.
Hamami ndodhet në juglindje të qytetit mesjetar, në bulevardin “Epidamn”. I pozicionuar pranë banjave romake, hamami funksionoi deri në fund të shekullit XIX, ndërsa në fillim të viteve 2000 u transformua në një kafene, që funksionoi për disa vite. Pas mbylljes, Hamami pësoi dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nentorit 2019, duke e bërë një prej prioriteve për ndërhyrje në kuadër të programit EU4Culture. Deri tani, përmes ketij programi, me një fond prej 40 milionë eurosh janë restauruar 15 site të trashëgimisë kulturore dhe 8 të tjera janë në proces.
R.D/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhunoi brutalisht 19-vjeçarin, arrestohet i riu në Muriqan! Ishte në kërkim
13 Mars, 14:19
-
U kap me 223 mijë euro në Portin e Durrësit, Gjykata cakton 30 ditë arrest në burg për 36-vjeçarin: Shitëm një pronë në Itali, nuk janë lekë krimi
13 Mars, 12:48
-
EMRAT e PD në listën e mbyllur në qarkun e Durrësit dhe Fierit! Anëtari i Kryesisë-Berishës: Më keq se në se 2013 dhe 2021
12 Mars, 17:37
-
Rama inspekton investimet e qeverisë në Durrës! Shëtitorja e re, zgjerohet 100 metra plazhi i vjetër! Kampus i ri i Fakultetit të Studimeve Profesionale
12 Mars, 13:14
-
Sekuestrohen sërish rreth 110 mijë euro të ardhura nga krimi në Portin e Durrësit! Arrestohet 40-vjeçari, i kishte fshehur brenda xhinseve (VIDEO)
12 Mars, 12:50
-
Moti i keq dhe erërat e forta, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Durrës për dy ditët në vijim
12 Mars, 12:13
-
Rama dhe Koçiu inspektim në Qendrën Spitalore të Kavajës: Ofron shërbime për rreth 100 mijë banorë të zonave përreth
11 Mars, 18:47
-
Berisha fut besnikët në listën e mbyllur të Tiranës, ‘zhduken’ Tabaku e kandidatët më të votuar të Primareve! Garo në listën e sigurt në Durrës, mori vetëm 32 vota (EMRAT)
11 Mars, 11:09
-
Durrës/ Debate në këshillin bashkiak për rialokimin e 8 mln eurove të papërdorura të rindërtimit, opozita voton kundër
10 Mars, 20:26
-
Avokati i studios amerikane që mbron prej 15 vitesh Trump viziton Veliajn: Mbajtja e një politikani në paraburgim pa akuza të qarta, në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor (VIDEO)
10 Mars, 17:11
-
Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet në portin e Durrësit 51-vjeçari italian (FOTO+VIDEO)
10 Mars, 14:11
-
Sekuestrohen 223 mijë euro të ardhura nga krimi në Portin e Durrësit! I riu i fshehu në çantë, do i çonte në Itali! Vihet në pranga (EMRI)
10 Mars, 10:27