Turizmi, mbi 600 mijë italianë vizituan Shqipërinë deri në gusht! Të dytët pas ‘besnikëve’ të Kosovës

Turizmi, mbi 600 mijë italianë vizituan Shqipërinë deri në gusht! Të dytët pas ‘besnikëve’ të Kosovës

Turistë në Shqipëri

Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizituan më shumë Shqipërinë këtë vit duke regjistruar një numër prej rreth 660 mijë vizitorë deri në fund të gushtit.

Në raport me një vit më parë italianet u rritën me 50 për qind në janar-gusht duke përbërë kështu 9.1 për qind të totalit.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Turizmit tregojnë se fqinjët kanë mposhtur çdo grup tjetër përveç Kosovës e cila vijon të jetë në krye të vizitorëve që vijnë në vendin tonë. Shqiptarët e Kosovës kanë numëronin 40 për qind të totalit të turistëve që kanë hyrë në vendin tonë në gusht me një shifër prej 2.93 milionë ndërkohë që në raport me një vit më parë kemi një rritje me 17 për qind.

Ndërkohë grupet që historikisht kanë ardhur pas shqiptarëve të Kosovës siç ishin Greqia apo Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi që përbëhet nga emigrantët apo shqiptarët e trevave vijnë pas italianëve.

Konkretisht 511 mijë vizitorë erdhën nga Maqedonia e Veriut deri në gusht me një rritje 8 për qind në raport me një vit më parë. Kurse nga Greqia rrija në 8 mujorin 2023 është me 39 për qind. Të paktën 450 mijë shtetas hynë nga shteti helen.

Grupe që kanë shënuar rritje të dukshme janë gjermanët, spanjollët por edhe nga Turqia.

Rritja në shifra e turistëve nga Spanja vjen në kushtet kur ka një rritje të turizmit të organizuar e cila po zhvillohet kryesisht në struktura markë të cilat po zhvillojnë disa projekte në vend ndërkohë që gjermanët, nordikët por edhe grupe të tjera nga Europa Perëndimore kanë preferuar Shqipërinë si rezultat i çmimeve të lira.

Ndërkohë polakët që janë grupi më i madh i turizmit të organizuar është rritur në 8 muaj me 27 për qind në raport me një vit më parë. Gjithsesi në raportin gusht 2023 dhe gusht 2022 ky grup ka shënuar rënie me 5 për qind. Operatorët turistikë presin që ky të jetë viti më i mirë historik i turizmit në vend.

Statistikat e turizmit

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit raportoi se në Gusht 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar ishte mbi 2 milionë.

“Ky numër është rritur me 18,3%, krahasuar me Gusht 2022. Gjatë tetëmujorit 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 7.19 milionë. Ky numër është rritur me 26,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Gusht 2023, janë 2.8 milionë. Ky tregues rezulton me një rritje 16,9%, krahasuar me Gusht 2022.

Nga vizitorët e huaj dhe shqiptarë për të hyrë në Shqipëri në muajin Gusht 2023, rruga tokësore është gjithmonë më e zgjedhura.

Kështu 77.6% e të huajve dhe vendasve zgjedhin rrugën tokësore për të hyrë në Shqipëri; ii. 14.7% e të huajve dhe vendasve hyjnë në kufirin shqiptar në rrugë ajrore; iii. 7.7% e hyrjeve bëhet nëpërmjet transportit detar./Monitor

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjin Bue Shpata: 03/10/2023 11:57

    Ca quani italian shqiptarët me pasaporta italiane apo grek, jorgot tanë të Greqisë. Mirë është të rregullohen statistikat.

    Përgjigju
  • vlonjati: 03/10/2023 08:51

    Me statistikaedhe familja ime prej 4 personash qe kemi ardhur ne Shqiperi per pushime (ne shtepine tone) e sa te tjere si ne me dokumenta italiane bejme pjese tek turistat !?

    Përgjigju
    • @vlonjati: 03/10/2023 11:20

      @vlonjati. Jo vetèm familja juaj por 50% e shqiptarève tè republikès sè Shqipèrisè, tè pajisur ndèrkohè me dokumente tè shteteve ku jetojnè, janè pèr qeverinè e korruptuar tè megahajdutève, "TÈ HUAJ". Me kèto "statistika" ,kèrkohet tu thuhet atyre 50% qè kanè mbetur aty dhe qè rroga apo pensioni, nuk u del as pèr bukè thatè,,,,e shihni more zullapè, begatia po u vjen. Vetèm diçka duhet tè jetè e qartè pèr tè gjithè ne,,,kryeministri ynè, nuk di asgjè pèr hajdutèt qè ka pèrreth. Deri nè 100€ pèr njè çadèr dielli nè Ksamil,,por nèse mendon se dikush paguan taksè, je gabim. Èshtè rrumpallè @vlonjati, ndaj nuk do ndryshojè kurrè gjè nè kètè vènd, sepse NE I LÈMÈ HAJDUTÈT TÈ NA SHKELIN DHE TÈ TALLEN ME NE. PS,,Shihni statistikat.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale