Sezoni turistik edhe pse në kohë pandemi dëshmoi se vendi ka probleme me strukturat akomoduese. Ministri i Turizmit Blendi Klosi në një takim me operatorët turistikë tha i gjithë viti duhet të pres turistë, jo vetëm në muajt e verës.
“Sot më datë 28 shtator kemi 65 për qind vizitorë të huaj që kanë vizituar Shqipërinë krahasuar me 2019 si asnjë vend tjetër. Në gusht Shqipëria u vizitua nga mbi 600 mijë vizitorë të huaj që shënon , 40-45 përqind krahasuar me 2019 si asnjë vend tjetër . Ia dolëm të kapim një treg të ri i cili tashmë duhet parë me shumë rigorozitet për vitin 2021. Unë mendoj se ka ardhur koha që të gjithë së bashku me të gjithë ju që jeni në tryezë me të gjithë fashat e sektorit të turizmit ne të flasim hapur se çdo bëjmë nga sot e në vazhdim’, tha Klosi.
Por kryetari i Shoqatës së Operatorëve, Rexhep Kasmi kërkoi subvencione për sektorin që turizmi të shtrihet në kohë.
"Në çdo vend që është arritur zgjatja e sezonit turistik është bërë vetëm nëpërmjet subvencioneve të menduara dhe orientuara atje ku gjenerojnë turizëm në vazhdim", tha Kasmi.
Nga ana tjetër operatorët turistik pohojnë se goditja që do të marrë buxheti nga ky sektor është 1.3 miliardë euro, për këtë arsye duhet një paketë e tretë.
“Ndihma e qeverisë është jo e plotë për sektorin e turizmit. Mendoj që duhet stimuluar dhe ndihmuar sepse është një sektor që ka 26% të GDP, nëse vjet i dhamë 2 miliardë euro kërkojmë që të na kthejë një pjesë për të na ndihmuar. Duhet të japë një ndihmë për të ndihmuar sektorin, pra një paketë e dedikuar këtij sektori. Kemi operator që kanë ulur qepenat, kemi hotele pa aktivitet. Nuk mendoj se këtë vit do të kemi më shumë se 30% të numrit të turistëve që kemi pasur vitin e kaluar, që është humbje prej 1.3 miliardë ose 1.4 miliardë euro që do ti mungojnë ekonomisë dhe xhepave të qytetarëve”, tha Kasa
“Ky është një vit mbijetese nuk mund të themi se kemi bërë biznes. Jashtë bregdeti gjithë bizneset tona bujtina, zona historike kanë në probleme ekonomike dhe duhet vëmendje dhe politika të veçanta. Kriza nuk ka kaluar. Ne duhet të jemi të përgatitur për modelin e biznesit shqiptar. Ne nuk duhet të jemi indiferent ndaj kësaj situate. Mendoj se industria jonë ka nevojë për një plan ekonomik. Jemi në muaj të vështirë”, pohoi Mehmeti.
Në takim është diskutuar edhe për ligjin e turizmit si dhe riorganizimin e tij për vitin e ardhshëm. Në fokus do të jenë përmirësimi i cilësisë, investimi në infrastrukturë dhe shtimi i kapaciteteve akomoduese.
NGA PANDEMIA VETEM TI DHE QEVERIA FITOI...NE TE TURIZMIT MORREM NOC RROKUN... DHE VITIN QE VJEN, PRAPE TI DO FITOSH...NE TE TURIZMIT PERSERI NOC RROKUN DO MARRIM...
PërgjigjuE keni mbushur bŕegdetin me pallate o idiote kur duhej ta kishim nbushur me hotele me 5 yje me pishina dhe parkinge pwr makinat....shenbini pallatet dhe ndertoni aty hotele...
Përgjigju