Turizmi, në muajin Gusht 2013
1 milion kalimtarë në Morinë

Turizmi, në muajin Gusht 2013<br />1 milion kalimtarë në Morinë
TIRANE - Ndërkohë që në korrik lëvizja nga Kosova në Shqipëri ka qenë e kufizuar për shkak të muajit të Ramazanit, rreth 1 milion kalimtarë janë regjistuar gjatë gushtit në pikat e kalimit kufirat mes Shqipërisë dhe Kosovës nga të dy anët, bënë të ditur zyrtarët e kufirit. Rreth 90 për qind e lëvizjes është kryer përmes doganës së Morinit në rrethin e Kukësit, ku për të përballuar fluksin kanë qenë në punë 6 sportele, duke sjellë kësisoj minimizimin e radhëve në mjediset e doganës.

Gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova 528.812 persona me 100.157 mjete të llojeve të ndryshme, ndërsa kanë dalë nga Shqipëria drejt Kosovës 454.981 persona me 123.617 mjete të llojeve të ndryshme”, bëri të ditur zëdhënësi i Drejtorisë së policisë së Qarkut të Kukësit, Jaho Çaushaj.

Kufiri mes dy vendeve është 123 km i gjatë, prej të cilave 117 kilometra kufi tokësor dhe 6 kilometra lumor. Në kufirin Shqipëri – Kosovë funksionojnë 6 pika kalimi, prej të cilave në rrethin e Kukësit janë Morina, Shishtaveci, Borja dhe Orgjosti, në rrethin e Hasit Qafë Prushi dhe në rrethin e Tropojës Qafë Morina.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.09.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë