Turizmi në Shqipëri, mbi 6.7 milionë të huaj për 10 muajt e parë të vitit! Ja nga cilat shtete ka rritje më të madhe të turistëve

Turizmi në Shqipëri, mbi 6.7 milionë të huaj për 10 muajt e parë të vitit! Ja nga cilat shtete ka rritje më të madhe të turistëve

Riviera Shqiptare

Mbi 6.7 milionë të huaj kanë vizituar vendin tonë në 10 muajt e parë të këtij viti, nga janari deri në tetor, duke tejkaluar në këtë mënyrë edhe shifrat e vitit 2019 i cili ka qenë më i suksesshmi deri më tani.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Minstrja ka evidentuar edhe vendet që i konsideron flukse interesante turistike, siç janë Spanja, Anglia, Holanda, vendet skandinave apo Sllovenia.

Bëhet e ditur se ka pasur 97,1% më shumë vizitorë nga Anglia, rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda, më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia dhe po ashtu dyfishim i vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave.

 “I mbarë ishte edhe tetori për turizmin, duke vijuar trendin rritës krahasuar me vitin 2021, por po aq interesant edhe për flukset turistike e reja turistike që po i shtohen mysafirëve që mikpresim çdo vit, siç janë rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja. Kemi pasur 97,1% më shumë vizitorë nga Anglia, rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda, më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia dhe po ashtu dyfishim i vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave”, njoftoi ministrja.

Kujtojmë se Organizata Botërore e Turizmit e renditi Shqipërinë në vend të parë në botë, ndër të vetmet vende që ka regjistruar shifra më të larta se viti 2019, me një rritje mbi 18% të turistëve të huaj, krahasuar me 7 muajt e parë të vitit 2019, viti para pandemisë.   

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”