TIRANE - Parku kombëtar “Lugina e Valbonës” pritet të krijojë në vitet në vijim standardet e turizmit që njohin dhe ruajnë vlerat e natyrës. Në këtë kuadër u nënshkrua dje në Valbonë marrëveshja për zhvillimin e turizmit midis përfaqësuesve të WWF Mesdhe, Ministrisë së Mjedisit, qeverisjes lokale, shërbimeve të mikpritjes dhe komunitetit të zonës.
Ky angazhim nënkupton që parku i Valbonës do të ketë në vitet në vijim, standarde të turizmit që njohin dhe ruajnë vlerat e natyrës, respektojnë traditat kulturore të vendit, promovojnë prodhimet lokale, duke i dhënë njëkohësisht asaj njohjen ndërkombëtare që i takon si destinacion elitar.
Marrëveshja e sotme u arrit pas 6 muaj pune përgatitore të projektit Parqet Dinarike të Shqipërisë. “Ky është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e trashëgimisë natyrore të zonës Valbonë”, tha Andrea Stefan, përfaqësuese e WWF. Marrëveshja e WWF me grupet lokale të interesit shënon fillimin e procesit që do të vendosë Valbonën në hartën e parqeve europiane më të vizituar.
Çertifikimi si park evropian me turizëm të qëndrueshëm është mjet i shkëlqyer për promovimin e turizmit dhe zhvillimin e ekonomisë së zonës. Kështu njerëzit dhe natyra punojnë së bashku për të bërë më të mirën për Valbonën, theksoi Stefan. Ndërsa përfaqësuesit e qeverisjes lokale ishin entuziastë për të ardhmen e kësaj iniciative.
Shkrimi u publikua sot 26 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com