Turizmi nuk arrin shifrat e parakrizës, në 2021 të ardhurat e këtij sektori ishin 1.9 mld euro! Dyfishohen në raport me vitin 2020

Edhe pse Shqipëria e zhvilloi sezonin turistik të vitit 2021 nën sloganin ‘COVID-FREE’ pa aplikuar masa kufizuese në kufi për shtetasit e huaj që vinin në vend, të ardhurat nga shpenzimet për turizëm nuk arritën shifrat e para pandemisë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë turistët shpenzuan në vendin tonë 1.912 miliardë euro, nga 2.083 miliardë euro që shpenzuan në 2019. Shpenzimet për turizëm në vitin 2021 ishin 171 milionë euro më pak se në vitin më të suksesshëm të turizmit që është 2019-ta.

Kjo rënie e shpenzimeve në raport me 2019, është edhe në të njëjtën linjë me numrin më të ulët të shtetasve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri në 2021, ndikuar edhe nga masat kufizuese që aplikuan shumë shtete të huaja prej pandemisë COVID-19.

Ndërkohë në raport me vitin e vështirë të pandemisë, të ardhurat nga turizmi kanë qenë dyfish më të larta në 2021. Krahasuar me vitin 2020 shpenzimet nga shtetasit e huaj në vend për turizëm janë 923 milionë euro më shumë, pasi në 2020 shpenzimet ishin vetëm 989 milionë euro për shkak se shumë shtete ishin në izolim total prej përhapjes së virusit.

Nga ana tjetër masat kufizuese të shteteve të huaja, kanë mbajtur më shumë shqiptarët brenda vendit, pasi në raport me vitin 2019 shpenzimet jashtë vendit janë 510 milionë euro më të ulta. Konkretisht në vitin e kaluar shpenzimet jashtë vendit për turizëm ishin 1.072 miliardë euro, nga 1582 miliardë euro në 2019.

Ndërsa në raport me vitin 2020 shqiptarët kanë harxhuar jashtë vendit vjet 405 milionë euro më shumë pasi para dy vitesh jashtë vendit për turizëm kishin dalë 667 milionë euro.

SHPENZIME BRENDA VENDIT

Viti 2018           1,857 mld euro

Viti 2019           2,083 mld euro

Viti 2020              989 mln euro

Viti 2021           1,912 mld euro

SHPENZIMET JASHTË VENDIT

Viti 2018           1,227 mld euro

Viti 2019           1,582 mld euro

Viti 2020              667 mln euro

Viti 2021           1,072 mld euro

SHTETASIT E HUAJ TË ARDHUR NË SHQIPËRI

Viti 2019        6,406,038 të huaj

Viti 2021        5,688,649 të huaj

Diferenca         -717,389 të huaj

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BALLI I KOMBIT: 28/03/2022 20:04

    TURIZMI VUAN NGA KEQMENAXHIMI,,,,MUNGESA E INVESTIMEVE NE UJRAT E ZEZA,,,,,,,VUAN NGA NDERTIMET PA LEJE BRENDA RERES,,,ATO DUHET MENJEHERE TE PRISHEN NGA IKMT,,,,,,,,DUHEN DHENE LEJE PER HOTELE DHE RESORTE ME 4-5 YJE QE TE PUNESOHET RINIA.QE RINIA TE MOS EMIGROJE POR TE PUNOJE NE SHQIPERI...........///////...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë