Turizmi, PD - Ramës: Kthyem
vendin në të bukurën e dheut
Partia Demokratike reagoi sot ndaj deklaratave të kreut socialist Edi Rama, i cili “ironoizoi turizmin duke e quajtur atë si etnik në një tryezë të mbledhur gjoja për Turizmin, por që në të vërtetë del se e ka mbledhur për skafet për të cilat ka paraqitur dhe ligjin për rikthimin e tyre”.
TIRANE – Partia Demokratike reagoi sot ndaj deklaratave të kreut socialist Edi Rama, i cili “ironoizoi turizmin duke e quajtur atë si etnik në një tryezë të mbledhur gjoja për Turizmin, por që në të vërtetë del se e ka mbledhur për skafet për të cilat ka paraqitur dhe ligjin për rikthimin e tyre”.
Zëdhënësja e PD, Silvi Bardhi, tha sot gjatë një konference për shtyp se ironia e Ramës “tregon thjesht mosmirënjohjen e tij ndaj atyre qindra mijëra shqiptarëve që vijnë gjatë verës nga rajoni dhe mbarë europa për të kaluar pushimet duke shijuar dhe shplodhur me bukuritë mahnitëse të dheut të tyre të dashur. Ne jemi krenarë me ta dhe shumë mirënjohës për zgjedhjen që i bëjnë Shqipërisë për të kaluar pushimet dhe i sigurojmë se do të bëjmë edhe më shumë për t’i kënaqur sa më shumë ata”.
PD gjithashtu përgënjeshtroi deklaratat e djeshme të Ramës sipas të cilit shifrat zyrtare flasin për një rënie të të ardhurave nga turizmi, pavarësisht se mazhoranca flet për një shtim të tij. “Partia Demokratike gjithashtu i kujton zotit Rama se nga 300 mijë turistë dhe vizitorë që erdhën në Shqipëri në vitin 2004, vitin që kaloi vendi priti mbi 4 milionë turistë dhe vizitorë dhe se miliona prej tyre vinin nga dhjetra vende të të gjitha kontinenteve të botës. Kjo sepse Shqipëria pavarësisht nga balta dhe pluhuri që hidhni çdo ditë mbi të, është shpallur cdo vit nga agjencitë turistike më prestigjioze, si destinacioni turistik kryesor i planetit”.
Sipas zëdhënëses së selisë blu, “bumi i jashtëzakonshëm turistik, pra rritja e numrit të turistëve, nga 300 mijë në vitin 2004 në mbi 4 milionë në vitin 2011, ndodhi pikërisht në vitet në të cilat kjo maxhorancë e shndërroi Shqipërinë nga Skafo-Republikë Socialiste, në të bukurën e dheut – Destinacionin kryesor turistik të botës”.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.2%
-
Jo
54.2%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2973
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berat/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, nis hetimi për 60 vjeçarin
26 Nëntor, 15:43
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Trump njofton tarifat tregtare, 25% për Kanadanë dhe Meksikën! 10% për Kinën, kryejnë tarfik droge në SHBA
26 Nëntor, 15:34
-
E akuzon për spiunazh, Rusia dëbon diplomatin britanik
26 Nëntor, 15:33
-
Juventusi në emergjencë totale, jashtë Vlahovic dhe McKennie! Weah mundësi për majën e sulmit
26 Nëntor, 15:31
-
Media: Armëpushimi në Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00
26 Nëntor, 15:21
-
Dyrnjaja për Report TV: Njerëzit afër Berishës dhe djalit të tij marrin leje për kulla, sapo kanë marrë dhe një tjetër në Tiranë! Ai është komod në opozitë
26 Nëntor, 15:20
-
Enver Robelli: Një kriminel lufte pranon gjenocidin pas 26 vitesh burg
26 Nëntor, 15:15
-
Koçiu në Ministerialin e Vjenës: Shqipëria mbi 60 projekte bashkëpunimi me Agjencinë Atomike, rritje e trajtimit të pacientëve me kancer
26 Nëntor, 15:15
-
SPAK i goditi organizatën kriminale, vëllai i Suel Çelës i arrestuar prej dy muajsh në Belgjikë
26 Nëntor, 15:00
-
Armando Broja flet pas rikthimit në fushë: Dua ekipin e parë sa më shpejt, fanella e Everton më dha emocion
26 Nëntor, 14:55
-
Flokë të shëndetshme dhe me shkëlqim, ja ushqimet që duhet të konsumoni
26 Nëntor, 14:49