Turizmi duket se po fillon të lulëzojë sërish në vendin tonë pasi sëmundja e Covid-19 është drejt shuarjes. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në katër muajt e parë të këtij viti në vendin tonë kanë hyrë 1.07 milionë shtetas të huaj duke rritur hyrjet e të huajve në vend me 42% në krahasim me vitin e kaluar.
Nga të dhënat duket se ka rënë ndjeshëm numri i turistëve nga Kosova ndërsa janë shtuar turistët nga shtetet e tjera. Hyrjet nga Greqia u gjashtëfishuan, nga Italia u trefishuan, nga Spanja u pesëfishuan dhe nga Anglia u gjashtëfishuan. Në katër muajt e parë të këtij viti, nga Kosova duket se ka rënie të turistëve por janë shtuar shtetasit e huaj që vijnë nga Europa. Një vit më parë, 50% të turistëve ishin nga Kosova në këtë periudhë ndërsa këtë vit, janë vetëm 31% e totalit.
Sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Prill 2022, janë 832.920. Krahasuar me Prill 2021, ky tregues rezulton me një rritje 78,6%. Në Prill 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar ka arritur në 402.051 duke u rritur me 66,8%.
Gjatë katërmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 6 herë, ndërsa Kosova ka pasur rënien më të ndjeshme me 13,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Edhe daljet e shqiptarëve dhe të huajve nga Shqipëria gjatë muajit prill 2022 kanë shënuar rritje me 85.5% me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të miratohet ligji për amnistinë fiskale deri në 2 milionë euro?
-
Po
40.4%
-
Jo
52.3%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 941
Lajme të tjera
-
Pa kontrolle në kufi fundjavave dhe në festa, nis zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Kosovë! Radhët nga kufiri zhvendosen te trau në Kalimash
25 Qershor, 11:13
-
Spartak Ngjela: Ka nisur reformimi i Shqipërisë etnike për ndryshimin drastik të historisë antishqiptare të shekullit të XIX-të dhe XX-të
20 Qershor, 16:47
-
Fluks turistësh në plazhin e Shëngjinit, mungojnë rojet bregdetare! Qytetarët: E rrezikshme
18 Qershor, 19:16
-
Kampingjet në plazhin e vjetër të Vlorës, turistët: Mrekulli e natyrës, por mungon pastërtia
13 Qershor, 21:03
-
Prestigjozja gjermane publikon artikullin për alpet dhe agroturizmin shqiptar, Rama: Ftesë e hapur për turistët
10 Qershor, 11:44
-
Qershori nis i nxehtë, fluks pushuesish në Vlorë, 80% e dhomave të zëna! Pushuesit: Çmime të larta
4 Qershor, 17:35
-
Izraelitët ‘pushtojnë’ tunelet nëntokësore të Kukësit, turistët: Bëjini muze të komunizmit
28 Maj, 20:37
-
Ndeshja në Conference League në Tiranë, eksperti i turizmit: Ishte një marketing i mirë për vendin! Gjatë verës pritet dyndje e madhe turistësh
26 Maj, 13:19
-
Aksident në rrugën e Kombit, 3 të lënduar! Autoboti i naftës përplas makinën, shkak dyshohet lagështia në rrugë
18 Maj, 13:39
-
Pamjet e mrekullueshme të pranverës në Elbasan, Kukës dhe në Klos, turizmi malor i papromovuar dhe pa rrugë
18 Maj, 08:57
-
‘Shqipëria, diamanti i fshehur i Mesdheut’, nesër mbërrijnë në vend 500 përfaqësues të KE! Ministrja e Jashtme: Turizmi në qendër të nismës 'EUSAIR'
15 Maj, 18:35
-
Majlinda Bregu jep lajmin e mirë! Që prej 8 qershorit fillon puna për uljen e tarifave roaming, mes Ballkanit dhe BE-së
12 Maj, 15:26
KOSOVARET nuk i duam ,,,se na qelbin plazhet,,,,te vijne turiste nga serbia,,,polonia,,cekia,,slovakia,,,ukraina,,rusia,,gjermania,,,bullgaria,,hungaria,,lituania,,letonia,,finlanda,,suedia,,norvegjia.....////
Përgjigju