Turizmi, Shqipëria ime fantastike
…ndalesa e radhës, Velipoja!

Turizmi, Shqipëria ime fantastike<br />…ndalesa e radhës, Velipoja!
Velipoja, është një tjetër destinacion turistik në Shqipëri gjatë verës, që po bën përpjekje të admirueshme për të tërhequr turistë nga vendi dhe bota. Sezoni veror i këtij viti nisi zyrtarisht të shtunën e kaluar, ku nëpërmjet një ceremonie mbresëlënëse u prezantua oferta që Velipoja bën për pushuesit e saj.

velipoja

Agjencia Kombetare e Turizmit mori pjesë me stendën e saj ku dha edhe mbështetjen e nevojshme llogjistike. AKT-ja në këtë aktivitet përmes një ekspozite fotografike, shfaqi pamjet më të bukura të Velipojës, gjithashtu, për pjesëmarrësit u shpërndanë falas broshura, harta dhe kataloge lidhur me turizmin shqiptar.

velipoja 1

Nga ana tjetër, Agjencia Kombetare e Turizmit i bëri thirrje turistëve nëpërmjet një mesazhi televiziv, që ta vizitojnë sivjet Velipojën, e cila ka kryer mjaft investime në infrastrukturë dhe shërbime.
 
Por pse duhet zgjedhur Velipoja, vendi i pushimeve tuaja???
 

E ndodhur 35 km larg qytetit të Shkodrës, apo rreth 120 km nga Tirana, Velipoja është një qytezë e vogël bregdetare në veriperëndim të Shqipërisë. Ndodhet në grykëderdhjen e lumit Buna (të vetmit lumë të lundrueshëm në Shqipëri), aty ku ai derdhet në Detin Adriatik në afërsi të kufirit me Malin e Zi.

velipoja turizmi panair
Velipoja ka rreth 8 km vijë bregdetare që përfshin edhe Ishullin Franc Josef, i cili vazhdimisht ndryshon formë. Në këtë zonë ka një klimë të butë, ku stina e verës është mjaft e nxehtë (temparatura mesatare e Korrikut, 24 gradë celsius deri në 48 gradë celsius, maksimumi në periudhën Korrik – Gusht).

velipoja 3

Me një popullsi prej rreth 10.000 banorësh,  e shpërndarë në disa vendbanime të vogla, me qendrën më të madhe Velipojën, ata mirëpresin cdo sezon veror mijëra pushues anembanë trevave shqipëtare. Sigurisht rëra e jodizuar e ka bërë të famshëm plazhin e Velipojës për cilësitë e saj kuruese megjithatë Velipoja ka më tepër arsye për ta zgjedhur si destinacionin tuaj veror.

velipoja turizmi

Adhuruesit e natyrës do të mrekullohen me gërshëtimin harmonik që do të gjejnë në këtë vend. Deti, lumi, plazhi, laguna, pylli e mali janë gjithçka që perëndia mund ti ofronte kësaj pjese të bekuar toke, padyshim mund të cilësohet një perlë e vërtetë e natyrës.

Në ujrat e rrjedhshëm të Bunës të apasionuarit pas peshkimit mund të peshkojnë lloje të ndryshme peshqish të ujrave të ëmbla si : troftë, krap, etjer. Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, çmimet konkuruese dhe akomodimi me standarte normale.

velipoja 4

Çmimet e hoteleve, kabinave apo dhomave ku mund të akomodoheni janë të ndryshme dhe variojnë sipas kushteve që afrojnë. Vitet e fundit Velipoja ka rritur potencialin e saj turistik, duke tërhequr jo vetëm pushues nga veriu i Shqipërisë që e zgjedhin këtë plazh për shkak të distancës së afërt por edhe pushues nga Kosova dhe Maqedonia.

velipoja 5

Ata që interesohen konkretisht për të vizituar këtë zonë ju rekomandojmë të kontrolloni  online në internet në faqen www.velipojaguide.com ku mund të gjeni ofertën e duhur dhe  mbi të gjitha të informoheni rreth aktiviteteve të ndryshme që Velipoja rezervon gjatë  sezonit veror.

velipoja 6

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump

Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump