Turizmi shqiptar, pas Tel Avivit, Shangait, Londrës, Singaporit dhe Vienës, prezantohet edhe në Madrid të Spanjës. Në stendën e Shqipërisë të vendosur në panair me foto të natyrës shqiptare, vend të veçantë zene foto nga zona dhe qyteti i Përmetit.

Aty shfaqen kartolina dhe  guida ku tregohen bukuritë natyrore të zonës, monumente të kulturës dhe objekte të kultit. I pranishëm në çeljen e panairit ishte dhe  ambasadori shqiptar i akredituar në Spanjë si dhe një numër i konsiderueshëm vizitorësh./ATSH/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)