Turizmi social, Klosi: Shqipëria 
ka potencial për zhvillimin e tij

Turizmi social, Klosi: Shqipëria <br />ka potencial për zhvillimin e tij
Shqipëria ka potencialin e saj natyror dhe pozicionin gjeografik për të qenë atraktive për turistët e huaj, jo vetëm në muajt e verës, por gjatë gjithë muajve të vitit, nëpërmjet turizmit social. Kështu është shprehur Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi gjatë një takimi të organizuar nga MMSR në bashkëpunim me UNDP-në dhe koperacionin zviceran mbi “Potencialin e Shqipërisë në zhvillimin e turizmit social” në qytetin e Sarandës.

Sipas Klosit, turizimi social u drejtohet atyre grupimeve shoqërore, të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me plazhin dhe jetën e natës, por më së shumti me një jetë të qetë dhe në një klimë të përshtatshme.

“Ajo që ne kërkojmë të targetojmë janë pensionistët, njerëz të cilët gjatë periudhës së dimrit e kanë shumë të nevojshme të gjejnë një vend të ngrohtë dhe e kanë tepër të nevojshme të gjejnë një vend që prodhon disa opsione më shumë sesa të rrinë në shtëpitë e tyre”, tha ministri Klosi teksa vuri theksin tek bashkëpunimi i të gjithë aktorëve për të bërë të mundur kthimin e turizmit social në një mundësi për biznesin, për rritjen e punësimit në këto zona, ashtu edhe për rritjen e ekonomisë vendase.

Por sipas Klosit për t'u arritur një gjë e tillë, duhet të plotësoshen një sërë kushtesh që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shërbime të tjera sociale.

 “Neve do na duhet që në radhë të parë, këtyre turistëve t’u sigurojmë sigurinë dhe për këtë duhet të punojmë fort. Duhet t’u ofrojmë shërbimin, duke parë në fillim sa të gatshme janë strukturat tona që ne ta ofrojmë këtë shërbim për një target-grup kaq specifik me kërkesa të posaçme. Pra nuk është fjala për turizmin klasik, bëhet fjalë për një turizëm që mund të prodhojë vende pune, bëhet fjalë për një turizëm që mund të kërkojë nevojën për punonjës të kualifikuar të një spektri shumë të gjerë, duke filluar që nga punonjësit socialë, infermierët, teknikët, mekanikët, hoteleri-turizëm, bëhet fjalë për një turizëm që mund të prodhojë vende të reja pune dhe involvim të biznesit. Pra bëhet fjalë për një mekanizëm ekonomik që mund të prodhojë para jo vetëm për zonën e Sarandës, Himarës, por të prodhojë para për gjithë Shqipërinë”, përfundoi  Klosi në fjalën e tij.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve