Turizmi, takim i përbashkët
Shqipëri- Kosovë- Mal i Zi

Turizmi, takim i përbashkët<br />Shqipëri- Kosovë- Mal i Zi
TIRANE- Zhvillimi i turizmit malor ndërkufitar ka mbledhur në një tryezë përfaqësues të tre shteteve fqinje, Shqipëri, Kosovë e Mal i Zi.

Takimi u zhvillua në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi.

Në takim ishin përfaqësues të rajonit nga institucionet e policisë kufitare, ministritë e turizmit, shoqatat kombëtare të turizmit, si dhe përfaqësues të biznesit, të cilët së bashku me përfaqësuesit e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), financojnë projektin në emer të qeverisë gjermane.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Turizmit në Mal të Zi, Parkut Balkanik të Paqes si dhe Organizates Holandeze për Zhvillim SNV, të cilët në një tavolinë të rrumbullaket me autoritete të policisë kufitare, diskutuan për kalimin e shtegut nga ekskursionistët përgjatë itinerarit të shtegut të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

MARREVESHJA
Përfaqësuesit e tre vendeve arritën në një marrëveshje lidhur me procedurat e aplikimit për udhëtimet turistike. Sipas kësaj marrëveshje, të interesuarit për udhëtimet turistike duhet të aplikojnë të pakten 15 ditë më parë për të marrë aprovimin në institucionet respektive të Policisë.
Formati që duhet të plotësohet do të jetë në dispozicion në gjuhën lokale dhe në anglisht dhe mund të tërhiqet nga zyrat e policisë kufitare, por gjithashtu do të jetë e mundur të shkarkohet nga faqja e ëebit e institucioneve të rëndësishme.
(s.g/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t’i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

'Na ndërprisni rrogën, mandatin, por jo fjalën' deputeti i PD debat me Nikollës: Kush i ka njerëzit në burg, ju apo ne?!

'Na ndërprisni rrogën, mandatin, por jo fjalën' deputeti i PD debat me Nikollës: Kush i ka njerëzit në burg, ju apo ne?!