“Kam ardhur sot në mëngjes dhe në çdo takim kam ndjerë gjithë dashurinë tuaj. Kam ndjerë sikur filmat e mia kanë 100 vjet që shihen nga shqiptarët. Kam dëgjuar që filmi im “Shamikuqja është shfaqur prej shumë vitesh tek ju, madje disa fëmijë quhen Asia. Kjo më shtyn të besoj se arti dhe kultura mbeten elementet kryesore që edhe pa u njohur i bashkojnë njerëzit nga e gjithë bota.”
Tha aktorja turke. Në ceremoninë e hapjes së festivalit në amfiteatrin e Durrësit Turkan Soray-t i dorëzohet Gladiatori i Artë, një gladiator karriere. Në ditët e ardhshme te festivalit do të shfaqet një tjetër film i Soray-t “Dashuria e divave”.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
