ACHKHABAD (Turkmenistan), 1 maj /ATSH-AFP/ - Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian i ngarkuar me Energjinë, Maros Sefcovic, njoftoi dje në mbrëmje se Evropa do të importojë gaz natyror nga Turkmenistani nëpërmjet Iranit, pasi Brukseli po bën përpjekje për të reduktuar varësinë energjitike përballë Rusisë.
Zyrtari evropian, i cili doli nga një takim me presidentin e Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymoukhamedov në Achkhabad, njoftoi gjithashtu se shpresonte që importet e gazit turkmen në Evropë nëpërmjet një gazjellësi në detin Kaspik mund të fillojë që prej vitit 2019.
"Së bashkua me presidentin e Turkmenistanit biseduam për mundësinë e ndërtimit të një gazjellësi nëpërmjet detit Kaspik si dhe nëpërmjet Iranit duke i vlerësuar në mënyrë pozitive marrëdhëniet diplomatike me Iranin", theksoi Sefcovic, në një komunikatë të publikuar në televizionit shtetëror turkmen./
/ec/







