Turku plagosi policen se s'duroi
ndarjen, Dëshmia: S'doja ta lëndoja

Turku plagosi policen se s'duroi<br />ndarjen, Dëshmia: S'doja ta lëndoja
TIRANE- Për shkak të dramës së ndarjes, një bisnemes turk tenton të vrasë një police shqiptare. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur pasditen e djeshme, në afërsi të rrugës “Bardhyl”, kur çifti që bashkëjetonte prej kohësh, pati një grindje që më pas rezultoi me përdorimin e armës. Burimet policore thanë se dje, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4 Tiranë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Mujdat Oruç Sayan, 52 vjeç, lindur në Kirklareli Turqi, me kombësi Turke dhe shtetësi Hollandeze, i dënuar më parë në Hollandë për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në Shqipëri ai bashkëjetonte me shtetasen shqiptare Nerajda Laze. Policia thotë se arrestimi i shtetasit turk është bërë pasi, në mbrëmjen e datës 25.11.2013, rreth orës 22.30, i ka marrë me forcë pistoletën e punës dhe ka tentuar ta vrasë me armën e saj shtetasen Nerajda Njazi Laze, 45 vjeçe, lindur në Vlorë e banuese me qera në Rrugën “Bardhyl” të Tiranës. Më tej mësohet se 45-vjeçarja ishte e divorcuar dhe ishte punonjëse policie e Patrullës së Përgjithshme në Komisaritin Nr. 1 të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Tiranë,  për veprën penale të “Vrasjes” e mbetur në tentativë dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal. Ndërkaq, mësohet se policja nuk ka pësuar lëndime nga përplasja dhe ka bërë kallzim penal për shtetasin turk.

Sherri për ndarje
Burime pranë Policisë së Tiranës thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se bashkëjetesa e bisnesmenit turk dhe polices shqiptare kishte nisur rreth një vit më parë, kur e divorcuara nga Vlora u njoh me bisnesmenin turk, në rrethana që fillimisht kishin të bënin me profesionet e tyre. Turku kishte një aktivitet privat. Ndërkaq, gjatë bashkëjetesës së tyre çifti kishte shfaqur disa kontradita me njëri-tjetrin, që kishin të bënin kryesisht me shkaqe xhelozie. Fqinjët u kanë rrëfyer policëve se nuk mungonin asnjëherë sherret mes çiftit shqiptaro-turk. Shkaku kryesor, sipas burimeve të policisë, ishte “kërcënimi” me ndarje që policja po i bënte turkut. I ndodhur në këto kushte, bisnesmeni nuk e ka duruar dot faktin se policja do ndahej prej tij dhe natën e së dielës ai e ka ripërsëritur edhe njëherë sherrin me bashkëjetuesen e tij. Por kësaj radhe ngjarjet rrodhën më dhunshëm, pasi Sayan ia rrëmbeu nga dora pistoletën 45-vjeçares Laze, duke tentuar ta vrarë dhe duke e kërcënuar me jetë.

Dëshmia e turkut
Të njëjtat burime policore thonë se në dëshminë e tij, bisnesmeni turk u ka rrëfyer oficerëve të policisë se gjithçka kishte rrjehdur shumë shpejt, pasi nuk e duroi dot faktin e ndarjes nga bashkëjetuesja. “Në atë moment m’u duk sikur nuk do ta përballoja dot ndarjen dhe mu errën sytë. Nuk e di sesi ia mora armën. Por jam bërë pishman. Nuk doja ta lëndoja dhe ti bëja keq”-mësohet se ka rrëfyer dje 52-vjeçari. Nga ana tjetër, mësohet se turku i ka bërë thirrje bashkëjetueses që ta tërheqë denoncimin dhe të gjejnë një marrëveshje mes tyre, teksa premton se nuk do të sillet në mënyra të ashpra. Ai është në ambientet e komisariatit nr 4, në pritje të masës që do të merret në vijim nga Gjykata e Tiranës.
 
  Shkrimi u publikua sot (27.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura