ELBASAN - Kandidati i Aleancës për Punë dhe Dinjitet, për bashkinë e Elbasanit, Ardjan Turku realizoi takime me tregtarë të biznesit të vogël dhe të mesëm në rrugën e Namazjasë. Tregtarët i janë shprehur kandidatit se qeveria nuk i mbajti premtimet.
Një emigrant i ardhur nga Greqia ndjehet mjaft i zhgënjyer. Ai u shpreh se bizneset vijojnë të mbyllen pasi nuk ka fuqi blerëse dhe taksat janë bërë të pa përballueshme.
Ndërsa, kandidati Ardjan Turku u shpreh se gjendja e krijuar me biznesin është alarmante. Turku ka premtuar se kjo situatë duhet të marrë fund dhe se me drejtimin e ri, bashkia do të ulë deri në 30% taksat dhe do të garantojë barazi për të gjithë.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO