Turma të irrituara nga dogma komuniste qëllojnë e keqtrajtojnë Musine Kokalarin. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1946, dy vjet pasi Qeveria Komuniste kishte marrë pushtetin. Kjo ngjarje tronditëse na vjen e gjallë para syve dhe e dokumentuar me saktësi në ekspozitën për Musine Kokalarin që është hapur në Bibliotekën Kombëtare.
Aty është një dokument tepër tronditës, një fonogram tepër sekret i shkruar saktësisht “Confidential” diplomatit që ia ka dërguar departamentit të shtetit amerikan në datën 27 korrik të vitit 1946.
Fonogrami i dërgohet shtetit amerikan pas gjyqit komunist të Musine Kokalarit me disa të të tjerë të akuzuar si kundërshtarë të komunizmit.
Ja çfarë është raportuar në departamentin e shtetit amerikan për ngjarjen e ndodhur pas seancës gjyqësore të hapur për publikun që është mbajtur në 27 korrik të 46-s: “Dje pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e te burgosurve, dhe rrahu keqas te pandehurit.Kokalarit, njërës nga gratë e akuzuar i shkulën më shumë se gjysmën e flokëve.“
Raporti shënohet se është nisur për t’u dërguar në departamentin përgjegjës 357 të Shtetit Amerikan. Por në ekspozitë ka shumë fakte tronditëse nga vuajtjet e Musine Kokalarit.
Janë shumë çaste të dhimbshme të jetës së saj, kur duket se dhuna e keqtrajtimi e kanë çuar shëndetin e saj deri në atë pikë, sa ajo nis të trajtohet me rrezatim në spital.
Dhe sikur te mos mjaftonte kjo, familjarët e kishin të vështirë që të merrnin një leje për ta parë dhe për t’i dhënë kurajo bijës së tyre, Musine Kokalari. Ky ishte fati i keq i heroinës shqiptare, me të cilën Enver Hoxha dhe diktatura u hakmorën aq shumë për idetë e saj demokratike, saqë vendosi shkatërrimin e gjithë jetës saj.
![monogrami musine kokalari](http://www.shqiptarja.com/foto/272401.jpg)
(Fonogrami i dërguar në SHBA)
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)