Ekipi i Tiranës ka humbur me rezultatin 5-0 përballë ekipit të Alesundit në Norvegji. Bardheblutë u shkatarruan pa shumë sforco nga norvegjezët, të cilët ishin superiore gjatë gjithë kohës duke dominuar në të gjitha aspektet në fushë. Ekipi i trajnerit Hulian Rubio, që zbriti në fushë me një formacion sulmues, 4-3-3 nuk arriti të vinte në vështirësi serioze kundërshtarin duke e kthyer ne një udhëtim turistik ndeshjen në Norvegji. Në minutën e 45'Pashaj shkakton faull pranë zonës së rresptësisë duke i dhënë mundësinë ekipit vendas për një goditje të lirë, që ekzekutohet nga Barrantes, i cili e dërgon topin në portën bardheblu. Në minutën e 48' Tollas pas asistit të Matland dyfishon rezultatin.

Vetëm pak minuta më pas, James ka trefishuar dhe realizuar poker për ekipin e Alesundit duke shokuar miqtë nga Tirana. Në fund, minutën e 83' Stëeart ka sjellë goditjen e fundit me jë goditje të fuqishme duke turpëruar Tiranën. Bardheblutë nuk arritën të dilnin në lojën e tyre për asnjë moment në këtë ndeshje duke treguar edhe njëherë diferencën e madhe që ekziston midis dy ekeipve. Pas kësaj ndeshje, trajnerit Rubio dhe Tiranës ju duhet të mendojnë për të ardhmen duke harruar aventurën në Europës, e cila ishet jë dështim i plotë edh epër këtë edicion.

(d.b/shqiptarja.com)