Napoli u mposht në Eindhoven 6-2 nga PSV-ja në raundin e tretë të Champions League. Humbja ishte shumë e rëndë për kampionët e Serie A, ndërsa trajneri Antonio Conte nuk parashikon një sezon të lehtë.

"Duhet të punojmë me përulësi, e kam thënë këtë për një kohë të gjatë. Disa njerëz në Napoli po hedhin tym dhe ky është një klub që gjithmonë duhet t'i thuhet e vërteta.

Si veteranët ashtu edhe të rinjtë duhet të përmirësojnë lojën. Ne të gjithë duhet të përmirësohemi, pavarësisht humbjeve. Nëse duam të rritemi dhe të ndërtojmë diçka që mund ta bëjë Napolin krenar, duhet të kuptojmë se duhet të kthehemi te viti i kaluar, ku vetëm e mira e Napolit ishte në lojë.

Kjo duhet të kthehet, e mira e individit është e padobishme. E mira e ekipit është ajo që ka rëndësi dhe për shkak të faktorëve të ndryshëm, kanë lindur kaq shumë situata saqë edhe unë kënaqesha duke i parë, duke pasur parasysh sa të paturpshëm ishin. E përsëris, Napoli dhe napolitanët nuk duhen marrë si shaka", tha trajneri Conte.

Ai më pas u ndal edhe te sezoni i kaluar, duke theksuar se ekipi i tij ishte i bashkuar.

"Sigurisht që ka zhgënjim, por kur ndodhin situata të tilla, nuk është rastësi. Vitin e kaluar, fituam një kampionat të jashtëzakonshëm dhe të pabesueshëm, ku të gjithë i shtynë kufijtë e tyre me unitet të madh dhe bashkim në të gjitha aspektet. Këtë vit, midis kaq shumë ndeshjeve dhe sjelljes së kaq shumë lojtarëve... Sipas mendimit tim, nëntë lojtarë të rinj ishin shumë. Nuk ishim të ekuilibruar.

Gjithmonë kam thënë se ky vit do të jetë i vështirë, ka disa aspekte që duhet të përvetësohen me kalimin e kohës. Ky është niveli i Ligës së Kampionëve. Kemi pak për të thënë dhe shumë për të punuar, edhe pse e dimë se do të kërkojë shumë përpjekje. Unë e përjetoj dhomën e zhveshjes çdo ditë, kështu që them disa gjëra; nuk duhet të dëshpërohemi. Do të përpiqemi të rikrijojmë kiminë e vitit të kaluar", tha Conte.

Pas tre ndeshjeve të fazës së ligës, Napoli me tre pikë mban vendin e 22-të, me një fitore dhe dy humbje.

Numrat tregojnë se në Champions League, Conte kurrë nuk ka qenë i suksesshëm. Me Napolin në këtë kompeticion trajneri italian numëron dy humbje dhe një fitore në tre takime. Takimet e tij si trajner në këtë event janë 45, ku numëron 16 fitore, 14 barazime dhe 15 humbje. Mesatarja e pikëve për ndeshje është vetëm 1,38.

Juventusi i Contes në Chmapions në 14 ndeshje numëron 6 fitore, 4 humbje dhe 4 barazime. Me Chelsean italiani numëron 3 fitore, 2 humbje dhe 3 barazime, ndërsa me Interin në 12 ndeshje ka marrë 3 fitore, 5 humbje dhe 4 barazime. Me Totthenam në 8 takime numëron 3 fitore, 2 humbje dhe 3 barazime.