Futbolli shqiptar dështim në Evropë, Egnatia dhe Partizani eliminohen nga Conference League

Futbolli shqiptar dështim në Evropë, Egnatia dhe Partizani eliminohen nga Conference League

Egnatia 0-2 Vikingur

Kampionët e Shqipërisë, Egnatia, si edhe nënkampionët e Partizanit janë jashtë Kupave të Evropës. Të dyja skuadrat janë eliminuar në turin e dytë të Conference League.

Në "Loro Boriçi" të Shkodrës rrogozhinasit u mposhtën 0-2 nga Vikingur Reykiavik dhe eliminohen nga turi i dytë i Conference League. Edhe pse një javë më parë Egnatia fitoi 0-1 në Islandën e largët, sfida e kësaj të enjteje ishte me dy fytyra për kampionët e Shqipërisë që panë t'u rrëshqiste situata nga duart.

Djemtë e Edlir Tetovës u ndëshkuan nga autogoli i Dulysse në minutën e 28-të dhe nga goli i Thrandarson në pjesën e dytë, me "Vikingët" që kalojnë më tej.

Në "Elbasan Arena" Partizani barazoi 0-0 kundër Iberias së Gjeorgjisë, teksa në sfidën e parë "Demat" humbën 2-0 në udhëtim. Edhe pse Partizani kërkoi me ngulm një gol që do vendoste miqtë në presion, shtylla dhe fati ishin kundër "Demave" të kuq.

Kështu, Egnatia dhe Partizani bashkohen me Tiranën dhe Vllazninë që u eliminuan që në turin e parë të CL, duke treguar forcën reale të futbollit vendas.

Edhe pse me ekipe modeste në letër, asnjë nga katër ekipet e Superligës nuk mundi të kalojë disa ture, duke qenë dështim në Kupat e Evropës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Eliminimi nga CL/ Orges Shehi 'sms' klubit: Duhet ndërhyrje në merkato, peng ndeshja e parë

1721935696_orgesshehi.jpg
Barazimi 0-0 në ndeshjen e kthimit kundër Iberia nuk ishte i duhuri për Partizanin, që pas humbjes 2-0 në Gjeorgji në sfidën e kthimit është jashtë Conference League.

Pas këtij dështimi, për mediet trajneri i Partizanit, Orges Shehi kërkoi afrime në merkato.

“Të dyja ndeshjet janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ndeshja e parë na kryqëzoi, ai është pengu më i madh. U përpoqëm me të gjitha forcat për ta ndryshuar rezultatin. Gjej rastin t’i komplimentoj çunat, mungesat na e vështirësuan edhe më shumë punën. Në qoftë se do të kishim shfrytëzuar rastet tona, që në Europë nuk janë me bollëk, situata do të ishte ndryshe. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të pranojmë rezultatin, edhe pse pishmani më i madh është ndeshja e parë", tha fillimisht ai.

Teksa sa i përket merkatos, Shehi shtoi se nuk është përgjegjësi e tij, por deklaroi se kanë nevojë për lojtarë të rinj.

“Nuk jam përgjegjës për merkaton, kemi nevojë për ndërhyrje, na duhen lojtarë. Maget me shumë mundësi mund të lëvizë, largimi i Muratajt na sjellë nevojën për lojtarë të rinj. Na duhen edhe 2 lojtarë krahësh. Gjithë vitin luhet për të ardhur këtu, kur ke kështu problematikash, eliminohesh në turin e dytë. Gjithsesi nuk duhet t’i ngarkojmë psikologjikisht çunat. Duhet të konfigurohemi për kampionatin dhe të vazhdojmë punën”, deklaroi ndër të tjera Orges Shehi.

Ora 22:38
'Lojtarët gabuan', Edlir Tetova pas eliminimit nga CL: Egnatia ishte në presion, s'e di pse


Egnatia është jashtë Conference League në turin e dytë, teksa u mposht në "Loro Boriçi" 0-2 nga islandezët e Vikingur. Pas ndeshjes foli edhe trajneri i kampionëve të Shqipërisë, me Edlir Tetovën që pranoi gabimet e të tijve.

“Të vjen keq, se pjesën e parë kishim presion, nuk e di pse na vjen. Mendoj se lojtarët nuk ishin në detyra, në pjesën e parë mund të kishim pësuar edhe gol tjetër, ishte fati me ne. Në pjesën e dytë reaguam me ndryshimet, ishim afër golit, por portieri kundërshtar bëri diferencën dhe duhet të pranojmë këtë humbje. Nuk është se kundërshtari dominoi, nuk ishim ne në detyra, në kohën e presingut ishim vonë, sidomos sulmi.

Menduam të ndryshonim skemën dhe na doli efikase, shkuam para portës, por gjithmonë pa shënuar gola. Mendoj që duhej të kishim bërë më mirë kohën e presingut dhe më shumë qarkullim topi, ishim shumë të trembur, sidomos në pjesën e parë.

Mungesat? Mendoj që Xhemajli është një forcë e ekipit në mbrojtje. Ai mungoi, por edhe të tjerët nuk bënë keq, të dy golat mund të ishin të evitueshëm, por duhet të pranojmë rezultatin.

Goli i dytë? Nuk e kam parë ende aksionin, por mendoj se ishte gabimi i lojtarëve të mi që nuk shoqëruan deri në fund tre lojtarët e linjës së parë. Sa i përket VAR, nëse nuk ka, duhet ta pranojmë. Nuk mendoj se do të ndikojë kjo humbje te kampionati. Kemi hequr disa lojtarë dhe duhet pak kohë të përshtatim disa lojtarë se nuk kanë minutat e duhura, Të shohim deri në fund afrimin e një lojtari tjetër në sulm që do të jemi të plotë”, tha Tetova për RTSH pa ndeshjes.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • denis: 01/08/2024 23:28

    Futbollista rrembythje....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Si funksionoi në praktikë këmbimi i të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë

Si funksionoi në praktikë këmbimi i të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë