Një 7- vjeçar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti mes dy makinash në Shkodër, ditën e sotme.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në rrugën “Lin Delija”, ku automjeti me drejtues shtetasin P. Gj. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. C.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një 7-vjeçar, pasagjer në automjetin e shtetases M. C., i cili është dërguar për mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në rrugën “Lin Delija”, automjeti me drejtues shtetasin P. Gj. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. C.
Si pasojë është dëmtuar një 7-vjeçar, pasagjer në automjetin e shtetases M. C., i cili është dërguar për mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.