Nuk është rasti i parë që një person i shumëkërkuar nga drejtësia e një vendi tjetër, i dënuar me burgim për krime nga më të rëndat, në Shqipëri konsiderohet si “i parrezikshëm” dhe lejohet të rrijë në shtëpi. Policia ka bërë detyrën e vet, duke e çuar në Gjykatë personin e dënuar me 32 vjet e gjysëm në Itali për trafik të rëndë droge. Prokuroria ka kërkuar qendrimin e tij në burg.
Me firma të tre gjyqtarëve të Apelit, Arben Gropës i ulet masa e sigurisë dhe nxirret jashtë hekurave, pasi konsiderohet nul rreziku i arratisjes, si dhe se duhet të mbikëqyrë biznesin e tij. Aktualisht, policia e Fierit ka angazhuar një numër forcash e mjetesh vetëm për ta ruajtur atë të mos ikë, pas këtij vendimi. Dhe, përsëri, askush nuk mund të jetë i sigurt për largimin e tij, po të kesh parasysh të kaluarën.
Ne dimë se kemi shtet, por, në një mori rastesh, përballemi me veprime e vendime kontradiktore të segmenteve, që shprehin qasje krejtësisht të ndryshme ndaj ligjit e shkelësve të tij. Ky është rezultati i pashmangshëm i atij dyzimi pushtetesh, që është krijuar fatkeqësisht në vend prej luftës aspak parimore të subjekteve të politikës. Deri sa nuk do të ketë një gjuhë të përbashkët ndaj krimit, nga shkërmoqja e shtetit ky i fundit veçse do të përfitojë...
Shkrimi u publikua sot (05.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com