Turqi, 51 kg heroinë në makinën
me targa shqiptare, 5 të arrestua

Turqi, 51 kg heroinë në makinën<br />me targa shqiptare, 5 të arrestua
51 kilogramë heroinë u gjetën në një makinë me targa shqiptare e cila po vinte nga Turqia në Shqipëri e mbushur me mallëra eksporti. Droga u gjet gjatë kontrrollit nga qentë e droges në doganen Halkali të Stambollit. 

Makina, punonte për llogari të një firme, e cila sipas Ministrisë së Tregtisë turke, ishte deklaruar se transportonte hidrosanitare. Në bazë të deklaratës së mallit firma në fjalë trasportonte lavamane, termo-cifone, rubineta, dhe mallra të tjera hidraulike, ndërkohë nga kërkimi i imtësishëm u gjetën 98 pako me heroinë me peshë të përgjithshme 50 kilogram e 725 gram.

Në bazë të kërkesës së Prokurorisë mallrat dhe makina në të cilën ishte fshehur droga u sekuestruan si prova materiale. Ndërkohë 5 persona janë arrestuar si të dyshuar për ngjarjen. Për të arrestuarait janë ngritur padi penale pranë Prokurorisë Kuçukçekmece.

droga turqi

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë