STAMBOLL, 19 nëntor /ATSH-AFP/ - Qytetari turk, i cili tentoi të vriste papa Gjon Palin II në vitin 1981, Mehmet Ali Agça, i kërkoi Vatikanit të takojë pasardhësin e tij, papa Françeskun gjatë vizitës së tij në Turqi që do të zhvillohet në fund të muajit, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadolu.
"I kam kërkuar Vatikanit të takoj papa Françenskun, por akoma nuk kam marrë asnjë përgjigje", deklaroi Agça në një komunikatë.
"Kam takuar tashmë një papë, është shumë normale të takoj edhe papa Françeskun gjithashtu", shtoi ai.
Ish-militant i një grupi të ekstremit të djathtë turk, Mehmet Ali Agça tentoi të vriste papa Gjon Palin II më 13 maj 1981 në sheshin "Shën Pjetër" në Romë.
Papa Françesku do të zhvillojë për herë të parë një vizitë në Turqi nga 28 deri më 30 nëntor.
Ai do të takohet me presidentin, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeminisrin, Ahmet Davutoglu./
/ec/  a.jor.