STAMBOLL - Turqia shpreson që opozita e moderuar siriane të marrë nën kontroll qytetin e Kobanes të rrethuar nga xhihadistët e grupit Shteti Islamik (ISIS) më mirë se sa kjo të bëhet nga regjimi apo kurdët, deklaroi sot kryeministri Ahmet Davutoglu.
"SHBA-ja duhet të armatosë dhe stërvisë Ushtrinë Siriane të Lirë (ASL) në mënyrë që, nëse ISIS-i tërhiqet nga Kobane, të mos jetë regjimi i damaskut apo terroristët e PKK-së (Partia e Punonjësve të Kurdistanit, rebelimi kurd në Turqi) që të marrin vednin e tyre", deklaroi Davutoglu në një intervistë për BBS-në.
"Nëse ISIS-i eleminohet, masakrat nuk duhet të vazhdojnë", insistoi shefi i qeverisë islamiko-konservatore që drejton Turqinë që prej vitit 2002.
Turqia refuzon kategorikisht të dërgojë ndihmë ushtarake për forcat kurde që mbrojnë që prej më shumë se një muaj qytetin sirian kurd të Kobanes të rrethuar nga ISIS-i, duke u druhur se një veprim i tillë mund t'i shërbejë regjimit të presidentit Bachar al Assad, dhe PKK-së, ku kjo e fundit që prej vitit 1984 zhvillon një rebelim kundër Ankarasë.
Nën presionin e SHBA-së, qeveria turke autorizoi kalimin, në një datë që ende nuk e ka përcaktuar, të 150 luftëtarëve kurdë që vijnë nga provinca autonome kurde e Irakut, me të cilët kanë marrëdhënie të mira./ATSH/
/Shqiptarja.com