STAMBOLL - Jeta e Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, është vënë në rrezik që në ditën e parë të vitit të ri. Në zyrën e tij është hedhur një granatë e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer, më pas agresori filloi të qëllonte me armë ndaj rojeve të rezidencës së përkohshme të presidentit.
Agresori, emri i të cilët nuk është bërë i ditur nga autoritetet turke është neutralizuar menjëherë nga forcat e sigurisë.
Shefi i policisë së Stambollit, Selami Altiok, ka thënë për mediat turke se granata nuk ka shpërthyer dhe se nuk ka pasur lëndime në njerëz.
“Ne e dimë identitetin e tij dhe lidhjet që ai ka, por nuk duam që t’i bëjmë publike. Ai ka qenë për disa kohë edhe në burg”, ka thënë Altiok.
Gjithashtu Altiok ka bërë të ditur se agresori i cili kreu këtë sulm, është arrestuar dhe është dërguar në polici ndërsa ende nuk dihen motivet e këtij sulmi
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com