ANKARA - Banka Qendrore turke sfidoi edhe një herë tjetër presidentin islamiko-konservator, Recep Tayyip Erdogan, i cili kërkoi një rënie të ndjeshme të normës bazë të interesit, duke e lënë atë të pandryshuar në 8,25 për qind.
Në përfundim të takimit mujor të institucionit politik monetar, Banka Qendrore theksoi so do të mbante të pandryshuar politikën për shtrëngimin monetar deri sa të vërehet një përmirësim i ndjeshëm i objektivave përsa i përket inflacionit.
Në fund të muajit janar, Banka Qendrore, institucion i pavarur, urdhëroi një rritje drastike të normës bazës të interesit në kundërshtim me mendimin e pushtetit, me qëllim për të shmangur dobësimin e livrës turke dhe përkeqësimin e defiçitit publik si pasojë e politikës monetare shtrënguese nxitur nga politika monetare shtrënguese e Rezervës Federale amerikane dhe tensionet e forta politike në vend./ATSH/.









