Turqi – Keni provuar disa herë që të lini duhanin, por ka rezultuar pa sukses? Ja se çfarë ka bërë një 42 – vjeçar nga Turqia. Ibrahim Yucel ka 26 vjet që pi duhan rregullisht dhe pas kaq vitesh ai ka gjetur një mënyrë për ta lënë.
Ai ka vendosur në kokën e tij një kafaz zogjsh, çka nuk e lejon atë që të pijë cigare. Ibrahim u frymëzua për të bërë këtë gjë nga kokoret e sigurisë që vendosin motorçiklistët. Një arsye tjetër pse ai vendosi të lëjë duhanin është fakti që 42 – vjeçari u dëshpërua kur babai i tij vdiq nga kanceri në mushkëri. Kështu që ai vendosi të heqë dorë nga ky ves i keq për të mirën e shëndetit të tij dhe familjes së tij.
Ibrahim është i pasigurt në vetvete dhe ka një vullnet të lëkundur për të lënë duhanin, kështu që çelësat e kafazit i mban gruaja dhe fëmijët e tij. Fillimisht familjarët e tij menduan se ky ishte një plan qesharak, por kuptuan që kjo është e vetmja mënyrë që ai të heqë dorë përfundimisht nga duhani.
/Shqiptarja.com