TURQI - Një ditë pasi presidenti turk Recep Tajip Erdogan bëri betimin si president i Turqisë, është formuar edhe kabineti i ri qeveritar me në krye Ahmet Davutoglunë.
Ky i fundit ka emëruar pothuaj të gjithë ministrat që kanë shërbyer në kohën e Recep Tajip Erdogan, duke krijuar kështu një linjë vazhdimësie në kursin e ri qeveritar. Zëvendës Kryeministri Ali Babaxhan, i cili ishte përgjegjës për çështjet ekonomike në qeverinë e kaluar, ministri i Financave Mehmet Shimshek, ministri i ekonomisë Nihat Zeybekci edhe Ministri i Energjisë Taner Jildiz do të mbajnë postet e tyre.
Ndërkaq, vetëm 4 emra të rinj janë futur në qeverinë e re. Yalcin Akdogan është emëruar në postin ë zëvendëskryeministrit. Ai ka qenë këshilltari kryesor i Erdogan dhe ndihmësi i tij më të afërt. Ndërsa Melut Çavusoglu, një ministër i cili më parë kishte për detyrë negociimin për pranimin e Turqisë në BE, u emërua në postin e Ministrisë së Jashtme. Ish-diplomati Volkan Bozkir do të zëvendëosjë Çavusoglu, si ministër për marrëdhëniet me BE-në.
Ndryshimi më i papritur në kabinetin e ri është Hayati Yazici, Ministri i Doganave dhe Tregtisë i cili u zëvendësua nga Nuretin Canikli i partisë për Drejtësi dhe Zhvillim. Qeveria e re merr pushtetin në një kohë të vështirë për Turqinë, me rritje ekonomike të ngadalësuar, që është edhe një nga shtyllat mbi të cilat popullariteti i Partisë së Erdogan është e bazuar si dhe përparimi i kryengritësve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, në kufirin jugor të Turqisë, çka përbën edhe një kërcënim të madh të sigurisë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO