STAMBOLL, 17 shtator /ATSH-AFP/ - Drejtësia turke dërgoi zyrtarisht para një gjykate armikun e betuar të presidentit, Recep Tayyip Erdogan, imamin Fethullah Gulen duke kërkuar kundër tij deri në 34 vjet burg për terrorizëm, njoftoi agjencia e lajmeve Anatolie.
"Predikuesi, i cili jeton në SHBA, është akuzuar për formimin e një bande kriminale të armatosur, falsifikim dhe shpifje nga prokuoria antitterroriste e Stambollit, që ka kërkuar gjithashtu burgosjen e tij", theksoi Anatolie.
Drejtësia turke kishte lëshuar që prej dhjetorit të vitit 2014 një mandat arresti kundër Gulen, por SHBA-ja ka refuzuar gjithmonë ta ekstradojë.
Për një kohë të gjatë aleat i regjimit islamo-konservator, në pushtet që prej vitit 2002 në Turqi, imami është akuzuar nga Erdogan se është përpjekur ta rrëzojë nga pushteti duke drejtuar një hetim të gjerë antikorrupsion të ndërmarrë në fund të vitit 2013 kundër presidentit aktual dhe bashkëpunëtorëve të tij./
/ec/