Duçka theksoi rëndësinë e rolit që Shqipëria ka si kontibues dhe faktor pozitiv ne diplomacinë energjetike në rajon, ndërsa shpalosi vizionin e Shqipërisë për tu shndërruar në një aktor kryesor në prodhimin e naftës në Evropë, si dhe të shndërrohet në një nyjë kyçe per energjinë në rajon, duke veçuar projektin TAP.
Gjatë vizitës zëvendësministri u takua me Ministrin e Energjisë se Turqisë Taner Yildiz ku diskutuan mbi bashkëpunimin dhe rolin e përbashkët që Shqipëria dhe Turqia kanë për ecurinë dhe suksesin e Korridorit Jugor të gazit.
Gjithashtu Duçka u takua edhe me homologun e tij turk Murat Mercan, ku u diskutua ndihma dhe eksperienca që Ministria e Energjisë së Turqisë mund të japë për Shqipërinë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)