ANKARA, 16 dhjetor /ATSH-AFP/ - Lira turke ka rënë sot në një tjetër nivel historik përballë dollarit dhe euros, pasi tregjet ishin shumë të paqëndrueshme për shkak të zhvlerësimit të rublës dhe të sulmeve ndaj opozitës në Turqi.
Monedha turke ka rënë rreth 0,6 për qind në raport me ditën e djeshme duke u këmbyer një dollarë me 2,38 lira.
Nga ana tjetër euroja u vlerësua me 1,5 për qind në raport me një ditë më parë duke u shkëmbyer me 2,98 lira turke.
Bursa e Stambollit regjistroi një rënie me tre për qind.
Arrestimet të dielën e disa dhjetëra gazetarëve opozitarë ndaj regjimit islamiko-konservator në Ankara prekën edhe më shumë tregjet që ishin të shqetësuara nga dobësimi i Truqisë dhe rublës ruse.
Turqia, vend në zhvillim që ka 76 milionë banorë, prej disa muajsh rgjistron rezultate ekonomike shumë të dobëta me një rritje ekonomikë në ngadalësim të ndjeshëm dhe një papunësi në rritje./
/G.S/ a.jor.