ANKARA, 4 tetor /ATSH-AFP/ - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dënoi ashpër deklaratat e bëra nga zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka akuzuar aleatët e vendit të tij, përfshirë dhe Turqinë, se kanë financuar dhe armatosur organizatat terroriste në Siri.
"Nëse Biden ka bërë deklarata të tilla, ai do të bëhet si dikush i të kaluarës time (...) Askush nuk mund të akuzojë Turqinë për mbështetje të ndonjë organizate terroriste në Siri duke përfshirë dhe grupin e Shtetit Islamik", theksoi presidenti turk.
Erdogan, i cili us shpreh para gazetarëve në Stamboll u pyet në lidhje me deklaratat e Joe Biden të njoftuara nga shtypi turk. Gjatë një fjalimi për politikën e SHBA-së në Lindjen e Mesme në Universitetin e Harvardit, zëvendëspresidenti amerikan nuk i ka menduar mirë fjalët e tij dhe ka drejtuar gishtin ndaj aleatëve arabë dhe turq për përfshirje të drejtpërdrejtë me grupet terroriste në Siri.
"Problemi ynë më i madh është aleanca në rajon, turqit janë miqtë tanë të mëdhenj, ashtu si sauditët dhe residentët e Emirateve të Bashkuara dhe të tjerët. Por interesi i tyre i vetëm ishte rrëzimi i presidentit sirian, Bachar al-Assad dhe për këtë ata ndërmorën një luftë nga pushteti mes sunitëve dhe shiitëve dhe kanë dhënë qindra milionë dollarë dhe dhjetëra mijëra tonë armë për të gjithë ata që kanë pranuar të luftojnë kundër Bachar al-Assad", theksoi Biden, sipas të përditshmes "Hürriyet Daily News".
"Biden kishte konfirmuar përveç të tjerave se Erdogan e kishte pranuar gabimin lidhur me këtë çështje", vijon e përditshmja.
Turqia ka mohuar gjithmonë se ka mbështetur xhihadistët e ISIS-it. Parlamenti turk miratoi të enjten një ndërhyrje të armatosur në Siri dhe në Irak kundër Shtetit Islamik./
/ec/
/Shqiptarja.com