ANKARA, 26 nëntor /ATSH-AFP/ - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dënoi sot SHBA-në për mungesë korrektësie në krizën siriane duke përmendur gjithashtu, pas vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden në Turqi, mosmarrëveshjet e dy aleatëve për këtë çështje.
"Dua që t'iu vë në dijeni se ne jemi kundër mungesës së korrektësisë dhe kërkesave pa fund", deklaroi Erdogan para një audience biznesmenësh të mbledhur në Ankara duke iu referuar kërkesave të bëra nga Uashingtoni për Turqinë në luftën kundër xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik.
"Pse dikush bën 12 000 kilometra për tu interesuar për këtë rajon?, shtoi ai duke iu referuar vizitës së Biden në Stamboll.
Pavarësisht presioneve të ushtruara nga SHBA-ja, qeveria islamo-konservatore turke vazhdon të refuzojë ndërhyrjen ushtarake në përfitim të forcave kurde që mbrojnë qytetin sirian të Kobanes pushtuar nga xhihadistët, në kufirin turk.
Ankaraja kundërshtoi gjithashtu kërkesën amerikane për të hapur bazën e Incirlikut për avionët që bombardojnë pozicionet e Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri.
Amerikanët qëndrojnë thjesht si spektatorë ku tirani, presidenti sirian, masakroi 300 000 persona. Ata qëndrojnë të heshtur përballë barbarisë së Assad dhe tashmë ata luajnë me ndjenjën e opinionit ndërkombëtar rreth fatit të Kobanes", u shpreh me keqardhje Erdogan./
/ec/









