STAMBOLL, 10 gusht /ATSH-AFP/ -Zyrat e votimit u hapën sot në orën 5:00 GMT në Turqi për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ku kryeministri atual islamiko-konservator, Recep Tayyip Erdogan, në pushtet që prej vitit 2003, është favoriti kryesor.
Rreth 53 milionë votues janë thërritur të votojnë deri në orën 17:00 sipas orës lokale (14:00 GMT) për të vendosur mes Erdoganit dhe dy kundërshtarëve të tjerë.
Të gjitha sondazhet tregojnë për një fitore të gjerë të shefit të qeverisë, me shumë mundësi që në raundin e parë.
Ai ka kundër një kandidat të përbashkët të dy partive kryesore opozitare, Ekmeleddin Ihsanoglu, profesor historie me emër, 70 vjeç, ish-kryetar i Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OCI), si dhe kundër një avokati 41 vjeç, Selahattin Demirtas, që vjen nga minoriteti kurd i vendit dhe përfaqëson Partinë Demokratike Popullore (HDP)./
/G.S/
/Shqiptarja.com